Si duhet të kujdesemi për flokët tona pas lindjes?

Life style

Si duhet të kujdesemi për flokët tona pas lindjes?

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 13:36
Ilustrim

Nëse gjatë shtatëzanisë flokët tuaj kanë qënë plot shkëlqim dhe jetë pas lindjes mund të bëhen të dobët dhe pa jetë, kjo si pasojë e uljes së nivelit të estrogjenit dhe rritjes së nivelit të prolaktinës.

Gjatë gjidhënies trupi i gruas përjeton një fazë mjaft delikate, dhe për këtë arsye ajo duhet të marri vitaminat dhe kripërat e nevojshme minerale për të siguruar një shëndet të mirë të trupit.

Rënia e flokëve varet nga shumë faktorë dhe mund të përkeqësohet si pasojë e përjetimit të stresit si dhe ndjekjes së një regjimi të keq ushqimor. Si fillim gruaja duhet të kujdeset për të marrë sasitë e nevojshme të vitaminës A dhe B, te cilat mund të merren edhe nëpërmjet konsumit të drithërave, te cilat ndihmojnë në ristrukturimin e flokëve.

Benefitet e përdorimit të vajrave esencialë
Përdorimi i vajrave esencialë njihet për vetitë e tij antioksidante si edhe për rregullimin e ekuilibrit të sistemit hormonal femëror. Këto vajra favorizojnë bukurinë e flokëve, luftojnë çarjet e lëkurës dhe rrudhat, përmirësojnë lëkurën si dhe ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të venave dhe arterieve.

Vaji i Borraginës është një alternativë shumë e mirë për rigjenerimin e flokëve, e cila mund të gjendet edhe në formë kapsule.

Një burim i mirë vitamine E dhe acidi linoleik është edhe vaji i lulediellit që falë vetive ristrukturuese stimulon rigjenerimin e lëkurës ( mund të përdoret tek majat e flokëve të lagur ).

Çfarë të bëjmë për flokët që bien?
Ju duhet të dini se përdorimi i pjastrës, bojërave dhe permanentit për bërjen e kaçurrelave janë armiqtë më të mëdhenj të shëndetit të flokëve. Por, ka gra të cilat nuk mund të rrinë pa i lyer flokët. Nëse edhe ju bëni pjesë në këtë grup duhet t’i kërkoni parukjeres tuaj të përdorë në flokët tuaj një bojë pa amoniak. Gjithashtu ju mund të përdorni në flokët tuaj “Henne”, përdorimi i së cilës është bërë ndër shekuj në botën perëndimore.

Ju mund ta përdorni atë duke e përzier edhe me përbërës të tjerë natyral. “Henne” përveç formës së saj me ngjyrë mund të gjendet edhe në formë neutrale, e cila do të shërbejë si një maskë shumë e mirë për flokët, kryesisht për t’i mbrojtur nga smogu.

Farat e linit për të forcuar flokët
Një maskë shumë e mirë për forcimin e flokëve është ajo e farave të linit, e cila mund të përgatitet edhe në kushte shtëpie. Farat e linit janë të pasura me omega 3, vitamina B1, B2, E, F dhe minerale. Për të përgatitur këtë maskë e cila i jep shkëlqim dhe jetë flokëve, ju duhet të vendosni të ziejnë në një tenxhere dy lugë me fara lini dhe ujë, dhe më pas t’i lini të pushojnë gjatë gjithë natës/ditës.

Pasi e keni filtruar shtoni në lëng disa pika vaj gruri ose vaj makasari, të cilat janë shumë të mirë për të rigjeneruar flokët. Me përbërjen e përftuar duhet të masazhoni flokët në të gjithë gjatësinë e tyre, pa harruar lëkurën e kokës. Nëse dëshironi mund të shtoni edhe gjysëm gote kos, i cili ndihmon në qënrdimin e pastër të flokëve.

Si duhet t’i lajmë flokët?
E dini se shampoja nuk duhet të vendoset direkt në flokë?

Ju duhet të ndiqni këtë mënyrë larje: hidhni një sasi të vogël shampoje në një tas të vogël plastik dhe hollojeni me ujë të vakët. Më parë shpëlani flokët dhe më pas masazhoni flokët dhe skalpin me përbërjen e holluar në tas. Përpiquni të zgjidhni gjithmonë produkte natyrale për flokët tuaj, pasi ato kanë veti hidratuese dhe rigjeneruese.

Po balsami? Nuk është një produkt i domosdoshëm, pasi në vend të tij mund të zgjidhni të përdorni produkte ushyqese, por nëse e shikoni të nevojshëm përdorimin e tij mund të zgjidhni gjithashtu një produkt natyral.
Pasi keni mbaruar proçesin e larjes së flokëve i mbështillni ato me një peshqir dhe nëse do të keni mundësi idealja do të ishte që të përdornit për tharjen e tyre mënyrën natyrale, diellin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat