Sodë buke dhe vaj ricini, dhe kallot e dhembshme do të zhduken menjëherë

Life style

Sodë buke dhe vaj ricini, dhe kallot e dhembshme do të zhduken menjëherë

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Shumë nga ne mund ta kenë provuar dhembjen e kallove në thembra, shputa apo gishta, që na vjen t’i zbathim menjëherë këpucët që kemi veshur.

Për ta penguar shfaqjen e tyre, më mirë është të blini silikon dhe t’i vendosni aty ku shputat janë më të ndjeshme.

Nëse tashmë keni ndonjë kallo, është me rëndësi që menjëherë ta trajtoni.

Mbushni një legen me ujë të ngrohtë dhe hidhni në të sodë buke, mbani këmbët në ujë 15 minuta, derisa lëkura të zbutet. Pastaj zbutini pak pambuk me vaj ricini, vendoseni në kallo dhe mbështilleni me ngjitëse.

Më mirë do të jetë që me pambukun në kallo ta kaloni tërë natën, ndërkaq në mëngjes sërish lyejeni me vaj.

Përsëriteni trajtimin derisa lëkura të shërohet tërësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat