Kate Middleton ngjit tri majat e Britanisë dhe rrëfen para kamerës betejën me kancerin

Bota e Yjeve

Kate Middleton ngjit tri majat e Britanisë dhe rrëfen para kamerës betejën me kancerin

Nga: BS Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 15:26
Kate Middleton

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, shfaqet e prekur deri në lot në dokumentarin e ri “Heal”, ku flet hapur për rrugëtimin e saj me kancerin. Në pamjet e para të publikuara sot, ajo pranon se sëmundja nuk e ndryshon vetëm trupin, por diçka shumë më të thellë te njeriu.

Filmi 30-minutësh e ndjek Kate gjatë sfidës “Three Peaks”, kur ngjiti majat më të larta të Skocisë, Anglisë dhe Uellsit, Ben Nevis, Scafell Pike dhe Yr Wyddfa (Snowdon), për të mbështetur bamirësinë e spitalit Royal Marsden. Sipas revistës Hello!, në fund të sfidës fëmijët e presin te këmbët e malit të fundit dhe e përqafojnë, ndërsa pranë është edhe Princi William.

Një nga momentet më të ndjera ndodh në Scafell Pike. Vëllai i saj, James Middleton, e pyet për zilen që pacientët e Royal Marsden e bien kur mbarojnë trajtimin. Kate tregon se ajo nuk e kishte rënë atë zile, dhe James i thotë se ndoshta kjo ngjitje është mënyra e saj për ta bërë.

Image
Princesha Kate gjatë sfidës së tri majave

“Kanceri të ndryshon”, thotë princesha në një skenë tjetër. Ajo shton se shërimi është një udhëtim, gjatë të cilit njeriu mëson të gjejë shpresë dhe gëzim edhe në mes të pasigurisë. Në film ajo takon edhe pacientë të tjerë dhe duartroket një grua që i bie ziles në përfundim të kimioterapisë në spitalin The Christie në Manchester.

Sipas Pallatit Kensington, princesha shpreson që dokumentari t’i ndihmojë njerëzit të përballen me diagnozën, me shërimin dhe me jetën pas kancerit. Regjia është e Benji Jackson, ndërsa muzikën e ka kompozuar skocezi Erland Cooper.

Image
Kate me vëllanë James në Scafell Pike

“Heal” do të shfaqet në BBC One më 29 nëntor, një ditë më pas në SHBA dhe në fillim të dhjetorit në Australi e Kanada. Të gjitha të ardhurat nga shpërndarja e tij shkojnë për Royal Marsden Cancer Charity.

Image
Natyra, pjesë e rrugës së shërimit të princeshës
Image
Princesha e Uellsit gjatë vizitës në Royal Marsden
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat