Kjo është shprehja më e çuditshme, por edhe më e fuqishme, që mund të jetë çelësi i suksesit

Life style

Kjo është shprehja më e çuditshme, por edhe më e fuqishme, që mund të jetë çelësi i suksesit

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Nëse do të pyesnim njerëzit e suksesshëm se çfarë u kanë mësuar sipërmarrjet e tyre përkatëse, disa nga gjërat të cilat me gjasë do të përmendin do të ishin: Ekipi i palodhur. Idetë e shkëlqyera. Etika në punë. Të qenurit të vendosur. Dëshira për të guxuar. Skuadra bashkëpunuese. Partnerë të mëdhenj. Akses në një kapital etj.

Të gjitha këto qëndrojnë, mirëpo ka diçka që i dallon nga turma.

Inc Magazine kontaktoi me një sipërmarrës jashtëzakonisht të suksesshëm, i cili preferoi të mbetej anonim.

Image

 

Gjëja më e rëndësishme që i ka mësuar biznesi është: ‘Nuk e di’.

Pa dyshim, thekson Inc, kjo qasje tingëllon e çuditshme kur në fund të fundit, përvoja është mësuesi më i mirë, veçanërisht kur rezultati është suksesi.

Megjithatë duket se Paradoksi i Sokratit – Unë di që në nuk di asgjë – gjen zbatim te suksesi për shumë arsye.

Si argument mund të përmendet rasti i një studimi të bërë te mjekët në vitin 2005, të botuar në Journal of Internal Medicine.

Studimi tregoi se mjekët të cilëve u ishin dhënë raste klinike sfiduese, qenë në gjendje të kishin një diagnozë të saktë dy të tretat e kohës.

Por, kur të njëjtëve mjekëve iu kërkua të analizonin diagnozën fillestare dhe të merrnin parasysh mundësitë alternative – me pak fjalë, të imagjinonin se me të vërtetë nuk e “dinin” – saktësia e tyre u përmirësua me 40%.

Jeff Bezos thotë se treguesi kryesor i inteligjencës së lartë është gatishmëria për të ndryshuar mendjen.

Me pak fjalë, këta njerëz të suksesshëm zgjohen çdo ditë duke menduar se dinë shumë pak, gjë që i bën që të përmirësohen, të kenë rezultate të reja dhe të rishikojnë dhe riformojnë mënyrën e tyre të të parit të gjërave.

“Unë nuk di asgjë” ndihmon që kushdo të jetë i hapur ndaj gjërave dhe njohurive të reja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat