Si ta kuptoni se po ju gënjen?

Life style

Si ta kuptoni se po ju gënjen?

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Në qoftë se po dyshoni se i dashuri juaj po fsheh diçka nga ju, atëherë ndiqni gjuhën e trupit të tij dhe veprimet të cilat ai i bën, sepse ato mund të zbulojnë më shumë se fjalët.

– Ndiqni këmbët e tij: Kur dikush i kryqëzon këmbët apo i mbështjell ato rreth karriges atëherë kjo mund të jetë një shenjë se ai po gënjen.

– Pauzon para se të flet: Në qoftë se i parashtroni ndonjë pyetje direkte si “Ku ishe mbrëmë?” ose “A po më tradhton?” dhe nëse pas asaj vijon një pauzë apo nëse ai e përsërit pyetjen tuaj, atëherë ndoshta edhe e ka futur veten në sherr.

– Duart në xhepa: Në qoftë se qëndron para jush dhe duart i ka të futura në xhepa, kjo shpreh shqetësimin e tij dhe mund të jetë shenjë se ai po fsheh diçka nga ju. Është e juaja që të zbuloni se çfarë është ajo.

– Ngritje e supeve: Nëse ju thotë “mbrëmë dola me shokët e mi” dhe njëkohësisht ngre supet, është mirë që të hulumtoni pak më thellë se me kë ka qenë mbrëmë në të vërtetë. Ky gjest do të thotë se as ai vetë nuk e beson atë që e thotë.

– Vazhdimisht përdor fjalët “por” dhe “ama”: Nëse fjalitë e tij nisin me “E di që mendon se kjo që do ta them është e çuditshme, por…” ose, “E di që nuk do t’më besosh, ama…” mundësia që gjëja e ardhshme që do ta thotë është gënjeshtër, është e madhe!

– Ngul sytë në sytë e juaj: Nganjëherë, gënjeshtarët kanë aq dëshirë për t’ju bindur se nuk po gënjejnë, saqë do t’u shikojnë drejt në sy një kohë shumë të gjatë, duke u munduar t’ju dëshmojnë se nuk kanë asgjë për të fshehur.

– Prek fytyrën derisa flet me ju: Ata që gënjejnë nuk do t’ju lejojnë që për një kohë më të gjatë të analizoni fytyrën dhe lëvizjet e tij. Prandaj, shpeshherë i afrojnë duart afër fytyrës me qëllim që t’i “bllokojë” fjalët që i dalin nga goja.

– Nuk mundet ta përshtatë tregimin e tij: Vetëm personat të cilët kanë gënjyer për një ngjarje të caktuar janë të paaftë për ta përshtatur tregimin e tij, në qoftë se një komponentë e tregimit mungon. Pra, në qoftë se mundoheni që ta zbuloni të vërtetën dhe ai vazhdimisht përsërit gjërat të cilat veç më ua ka thënë, jini të sigurta se po ju gënjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat