Shefit nuk i pëlqejnë disa nga sjelljet tuaja në rrjetet sociale

Life style

Shefit nuk i pëlqejnë disa nga sjelljet tuaja në rrjetet sociale

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 07:37
Foto ilustrim

Ekspertët e lidershipit dhe karrierës në “Forbes” këshillojnë të gjithë punonjësit e rinj që të jenë të kujdesshëm me aktivitetin e tyre që tregojnë në rrjetet sociale.

“Pastroni profilet tuaja”, thonë ata, duke sinjalizuar se aktiviteti që dikush tregon në një media të caktuar sociale e bën “pre” të problematikave profesionale.

“Kërkoni veten në Google. A mund ta gjeni? Ju pëlqen ajo që shihni?”, vijojnë më tej ekspertët.

Një studim i fundit tregon se 93% e punëdhënësve kanë kërkuar për profilin e kandidatëve në rrjete sociale. 69% u përgjigjën se kanë refuzuar kandidatë si pasojë e përmbajtjeve të papërshtatshme në profilet e tyre, ndërkohë që 68% pohuan se kanë marrë në punë një kandidat bazuar në të njëjtin fenomen.

Çfarë nuk pëlqehet nga punëdhënësi në rrjete sociale:

– Fotot e papërshtatshme

– Komente/Statuse jo me gjuhën e duhur

– Mashtrime

– Paraqitje e aftësive të dobëta komunikuese

– Postim duke konsumuar alkool etj.

Tregoni kujdes! Media sociale mund t’ju japë shumë mundësi për të zgjeruar rrjetin e njohjeve dhe për të komunikuar por mund të shndërrohen edhe në një “boomerang” të sjelljeve jo të hijshme që ju penalizon në rrjetin profesional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat