Media serbe për arbitren shiptare: Bukuroshja, për të cilën flitet!

Life style

Media serbe për arbitren shiptare: Bukuroshja, për të cilën flitet!

Nga: B.S. Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 12:17
Emanuela Rusta

Portali serb Mondo e ka vërejtur arbitren shqiptare Emanuela Rusta, për të cilën përkujton se ajo referon nën amblemin e FIFA-s dhe se këtë mirënjohje e ka fituar vitin e kaluar.

Ajo ka impresionuar në seminare, në teste toerike e fizike, dhe është bërë internacionale. Pos kësaj, Emanuela Rusta tërheq vëmendjen edhe me bukurinë e saj, kështu që është mjaft e popullarizuar edhe në rrjetet shoqërore, në të cilat i shpërndan fotorgafitë, shkruan portali serb, i cili edhe ka publikuar foto të Emanuelës nga Instagrami.

Po ashtu, përkujton Mondo, Emanuela ishte arbitër dhe në derbin e madh midis Tiranës dhe Partizanit, megjithëse ishte ndihmës arbitri pas portës.

Ajo është shumë e njohur në vendin e saj, pasi shpesh shfaqet në shfaqje televizive dhe nuk ikën nga vëmendja e mediave.

Image
Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat