Mjaft e përcollët në rrjete sociale simpatinë – kështu mund të ndaloni këtë zakon të dëmshëm për juve

Life style

Mjaft e përcollët në rrjete sociale simpatinë – kështu mund të ndaloni këtë zakon të dëmshëm për juve

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 15:13
Ilustrim

Të gjithë e kemi bërë këtë, sepse zemrat tona nuk janë nga guri, shkruan “TeenVogue”. Është emocionuese të përcjellim simpatinë tonë në rrjete sociale, por nganjëherë kjo mund të bëhet torturë e vërtetë.

Në ditët e sotme është shumë e lehtë të përcjellim dikë që na pëlqen sepse kemi Instagra, Twitter, Facebook etj, por jo nuk është e shëndetshme për ne.

Nëse e mbledhim kohën që ne kalojmë gjatë një viti duke përcjellë dikë në rrjete sociale, do të ishte diku një javë e tërë, dhe kjo është mjaftë shumë kur e vë në perspektivë.

Mund të mos e kuptoni tani, por ky veprim sjellë më shumë ankth dhe agoni sesa gëzim. Prandaj duhet të praktikoni mënyra që të kontrolloni vetën dhe të përmbaheni.

Ja disa gjëra që do iu ndihmojnë të bëni këtë më lehtë.

Ndaloni dhe mendoni, pse?

Ky mendim mund të iu duket i çuditshëm, por është e rëndësishme për juve të kuptoni veten, pse po e bëni këtë dhe çfarë është qëllimi juaj? Në fjalë të tjera, çfarë po përpiqeni të gjeni?

Për shembull, keni filluar të shoqëroheni me dikë të ri dhe iu pëlqen, në këtë rast ju po përpiqeni të gjeni se nëse ai është i interesuar ose duke flirtuar me dikë tjetër. Ndoshta po përpiqeni të gjeni një mënyrë për të përfunduar gjërat akoma pa filluar asgjë.

Ju jeni duke kërkuar në mënyrë të pavetëdijshme një arsye pse nuk jeni e mirë mjaftueshëm për simpatinë. Në këtë mënyrë ju vetëm sa do e bëni veten xheloz dhe të mërzitur.

Mos reagoni menjëherë

Mësohuni të kontrolloni veten, në mënyrë që të mos thoni gjëra që mund të pendoheni. Mos ktheni përgjigje në mesazhe menjëherë.

Në raste të tilla, nëse ai nuk iu kthen një përgjigje menjëherë, ju mund të ndiheni të pasigurt në vete dhe pa vetëbesim. Mos mendoni situatën më të keqe, ku simpatia po lexon mesazhet tuaja dhe nuk po iu kthen përgjigje, ata mund të jenë thjeshtë të zënë.

Drejtoni energjinë tuaj drejt diçka tjetër

Në vend se të prekni butonin e rifreskimit pa pushim që të shini nëse ai ka parë postimin tuaj, bëni diçka tjetër gjatë kohës.

Gjeti një shpërqendrim, ndonjë gjë që kërkon vëmendje dhe fokus duke mos iu lënë të stresoheni. Gjeni një hobi të ri ose thjeshtë meditoni.

Ka shumë gjëra produktive që mund të bëni larg telefonit tuaj. Por gjithashtu mësoni veten të mos mendoni gjatë gjithë kohës për reagimin që do të ketë personi në lidhje me juve.

Flisni mendjen

Kjo mund të jetë rregulli më i rëndësishëm nga të gjithë, nëse doni që të jeni e kuptuar, tregoni se çfarë doni apo nuk doni. Nëse ju të dy jeni akoma duke u njohur, mund të keni shumë keqkuptime.

Nëse gjërat po shkojnë në një drejtim që nuk iu pëlqen, tregoni se çfarë nuk është në rregull dhe jeni e drejtpërdrejtë. Nëse personi nuk reagon mirë ndaj opinionit tuaj, atëherë nuk është personi i duhur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat