Këshillat për mamatë që punojnë nga shtëpia

Life style

Këshillat për mamatë që punojnë nga shtëpia

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Sigurisht të punuarit në shtëpi bën të mundur një menaxhim më të mirë të kohës në dispozicion. Por po aq i vërtetë është edhe fakti se me fëmijët përreth mund të bëhet një rrëmujë e vërtetë. Ndaj si mund t’ia bëni që të punoni sa më mirë në shtëpi?

Mënyrat për të punuar në shtëpi

Gratë që zgjedhin të punojnë sot nga shtëpia, mund ta bëjnë këtë gjë për shumë arsye dhe duke ndjekur shumë formula. Puna nëpërmjet telefonit është ajo më e zakonshmja. Në këtë rast, mjete pune të domosdoshme janë vetëm kabllot (interneti, telefoni, fax-i). Pra kështu gratë arrijnë që punën e tyre, të mund ta bëjnë pa shkuar në zyrë. Por puna në shtëpi mund të bëhet edhe nga ana e profesionistëve të lirë, ose edhe mësuesit.

Këshilla të dobishme

Avantazhet e të punuarit në shtëpi janë të shumta dhe të ndryshme. Në këtë rast nuk ka kosto për transportin, ndërkohë që familja dhe shtëpia mund të ndiqen më mirë. Oraret janë të manovrueshme dhe gratë mund të ndihen më pak të stresuara. Por nga ana tjetër, disa lloje punësh nga shtëpia nuk janë ende të njohura në nivel ligjor dhe normativ. Disavantazh tjetër i të punuarit në shtëpi është mosndërtimi i marrëdhënieve sociale me kolegët. Dhe kjo mund të bëhet më e vështirë psikologjikisht, në momentin kur kalon shumë kohë pa dalë. Ndaj për mamatë që punojnë në shtëpi këshillohet gjithsesi të krijojnë dhe ndërtojnë marrëdhënie miqësore jashtë shtëpisë. Fëmijët e vegjël mund të jenë problem në rastin e punës në shtëpi, sepse ata mund t’iu shqetësojnë ndërkohë që ju impenjoheni në punën tuaj. Kështu që do të ishte mirë t’u organizoni fëmijëve lojërat dhe aktivitetet që i mbajnë të impenjuar. Gjithashtu alternoni momentet e punës dhe momentet e pushimit për t’i kaluar së bashku me ata. Pra duhet durim më shumë se sa me shefat në zyrë, por gjithsesi kjo gjë do t’iu kënaqë edhe më shumë me fëmijët tuaj.

Këshilla të tjera

Rrini larg mediave sociale. Ju mund t’i thoni vetes se do të kaloni vetëm një minutë duke kontrolluar mediat sociale, por do të kuptoni se ky veprim do t’iu mbajë tërë ditën duke kontrolluar profilet e shokëve e shoqeve. Kontrolloni vetëm në mëngjes mediat sociale dhe përqendrohuni në punë gjatë gjithë ditës.

Caktoni një vend të punës – Caktoni një vend të punës në shtëpi, dhomën tuaj, dhomën e ndenjjes apo ndoshta edhe korridorin, diku që mendoni se askush nuk do t’iu pengojë dhe do të mund të kryeni punën suksesshëm.

Hani çdo vakt të ditës – Për të pasur përqendrim më të madh hajini të tria vaktet. Është mirë të bëni pushim herë pas here, për të pirë lëngje ose për të ngrënë diçka të lehtë.

Fikni televizorin – Edhe televizori hyn në grupin e gjërave më shpërqendruese. Zhurma e vogël e televizorit ju pengon në punë sado që ju mendoni të kundërtën. Kur punoni, këshillohet që dhe televizori të fiket.

Mos e mundoni veten gjatë frustrimit – Të punosh nga shtëpia shpesh do t’u bëjë të ndiheni të frustruara, por kjo do të kalojë shpejt. Në momentin që shihni se nuk mund të vazhdoni me punën dhe jeni të stresuara, ndalni punën dhe dilni jashtë për disa minuta. Kjo do t’iu ndihmojë të relaksoheni pak dhe të rifitoni përqendrimin.

Caktoni qëllimet e ditës – Të punoni pa ditur qëllimet e ditës do t’iu duket si të mos punoni fare. Përcaktoni çfarë dëshironi të arrini gjatë ditës dhe përqendrimi juaj do të jetë më i madh. Të gjithëve na ndodh ta humbin mendjen sepse në fund të fundit jemi njerëz. Por nëse dita juaj ju shkon më shumë me zvarritjen e punëve se sa me produktivitet, atëherë ju nuk e keni vendosur punën në vendin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat