Akulli, kura më e mirë për rigjenerimin e lëkurës

Life style

Akulli, kura më e mirë për rigjenerimin e lëkurës

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 12:13
Foto Ilustrim

Kalimi i viteve e bën lekurën gjithnjë e më pak të tonifikuar, elastike dhe të freskët.

Për të kapërcyer të gjitha këto probleme, industria e kozmetikës po zhvillon produkte që synojnë ta mbajnë lëkurën të hidratuar, duke luftuar çdo ditë rrudhat dhe papërsosmëritë, por ekziston një trajtim vërtet efektiv për ta mbajtur lëkurën të re, akulli.

Mos harroni se është thelbësor aplikimi i akullit direkt në lëkurë, thjesht duke e mbështjellë me një garzë pambuku.

Trajtimi i fytyrës me akull vjen nga Lindja dhe është përhapur në të gjithë botën, si një mënyrë të thjeshtë, natyrale dhe ekonomike për të luftuar shenjat e plakjes dhe për ta bërë lëkurën më të re.

Për të kryer trajtimin do të duhet të merrni një kub akulli, ta mbështillni me një garzë dhe të masazhoni gjithë fytyrën në mëngjes dhe në mbrëmje.

Trajtimi me akull mund të zvogëlojë praninë e njollave të lëkurës, të stimulojë mikrocirkulacionin duke ndihmuar lëkurën që të qëndrojë e re, të parandalojë shfaqjen e rrudhave dhe gjithashtu t’i japë asaj një pamje të përsosur sepse ndihmon në ngushtimin e poreve të zmadhuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat