Rëndësia e njerëzve “terapeutikë”

Life style

Rëndësia e njerëzve “terapeutikë”

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 14:48
Foto Ilustrim

Jeni shoqëruar ndonjëherë nga njerëz alegro, inkurajues, me shpirt argëtues, të aftë t’ju bëjnë të ndiheni mirë qoftë edhe duke i pasur pranë? Këta njerëz, cilësohen pothuajse “terapeutikë”, pikërisht sepse duken se ia dalin t’ju transmetojnë kaq shumë mirëqenie.

Secilit prej nesh i ka ndodhur të ketë pranë një njeri të tillë. Por çfarë fshihet pas gjithë kësaj mirëqenieje, që duket sikur ju “përqafon” edhe ju?

Me sa duket ekziston një shpjegim biologjik i këtij fenomeni, që njihet nën emrin “empati”.

Me empati nënkuptojmë atë fenomen me të cilin ia dalim të imitojmë dhe të ndjejmë ndjenjat e të tjerëve, deri në atë pikë sa e vëmë veten në vendin e tyre, falë aktivizimit të neuroneve pasqyrë.

Kjo do të thotë se si ne dhe ndjenjat tona ndikohen nga marrëdhënia që kemi me të tjerët. Pa e ditur i bëjmë tonat ndjenjat e tyre.

Ekspertë si John Mattone na ftojnë pikërisht për këtë arsye që të hyjmë në kontakt me një ambient të shëndetshëm, ku mund të krijojmë marrëdhënie pozitive, të mundura vetëm nëse zgjedhim të rrethohemi nga njerëz ‘terapeutikë’, sepse pozitiviteti i tyre do të bëhet edhe i yni, pikërisht për efektin e aktivizimit të neuroneve të tilla.

Është njësoj si të ekzistojnë një fije që na lidh me të tjerët, duke qenë se jemi biologjikisht të predispozuar për ta bërë.

Ndaj detyra jonë duket se është që të zgjedhim të përshkojmë udhëtimin tonë me njerëz që mund të na transmetojnë një energji të mirë, sepse shëndeti ynë mendor do të varet edhe nga ajo.

Disa studiues të “Brigham Young University”, në Shtetet e Bashkuara duket se kanë treguar, pas një studimi me 300 mijë njerëz, se si marrëdhëniet që ndërtojmë mund të kryejnë edhe funksion mbrojtës, sepse duket se aktivizojnë sistemin imunitar dhe ulin rrezikun nga sëmundjet psiko-fizike.

Për të konfirmuar këtë teori vjen në ndihmë edhe një tjetër studim i botuar në “Journal of Epidemiology and Community Health”, i kryer me mbi 1500 persona, të cilët duket se kanë treguar se njerëzit që kanë shumë miq përfaqësojnë 22% më pak rrezik vdekjeje se sa të tjerët.

Cilat karakteristika duhet të ketë një njeri sa të quhet “terapeutik”? Më poshtë janë shtatë prej tyre:

Janë njerëz që u pëlqen të dëgjojnë dhe jo për të gjykuar apo manipuluar. U pëlqen të vëzhgojnë të tjerët ashtu siç janë, pa filtra dhe pa asnjë pretendim për t’i ndryshuar, sepse kanë respekt për historinë e të tjerëve.

Janë njerëz që krijojnë vazhdimësi me atë që mendojnë dhe thonë nëpërmjet veprimeve të tyre. Koherenca duket se është pika e tyre më e fortë.

Janë njerëz që duan t’i njohin të tjerët, por pa qenë ‘mbytës’, sepse dinë se si të respektojnë hapësirën dhe kohën e të tjerëve.

Janë njerëz me një inteligjencë ekstreme dhe me një vlerë të lartë njerëzore, gjë që i dallon ndër të tjerët.

Janë njerëz pozitivë, që e shohin jetën me syrin plot. Janë kaq shërues sa mund të adhurojmë shoqërinë e tyre deri në atë pikë sa t’i kërkojmë vazhdimisht.

Janë njerëz mbrojtës dhe në shoqërinë e tyre momentet negative kanë një peshë tjetër, sepse ata kanë aftësinë për të të ngritur moralin me një inteligjencë dhe mirësjellje absolute.

Janë njerëz që transmetojnë ndjenja të shëndetshme dhe të përfshiheni nga humori i tyre është e paevitueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat