Në cilën anë duhet të bëni selfie që të dukeni më të bukur

Life style

Në cilën anë duhet të bëni selfie që të dukeni më të bukur

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Të gjithë bëjmë fotografi selfie. Ato janë foto më të popullarizuara në rrjetet shoqërore, mirëpo shumica e njerëzve editon fotografi të këqija. Natyrisht, edhe selfie duhet të dini të fotografoni.

Sot është e pamundur të imagjinoni jetën pa fotoaparat, si edhe pa përgatitje të përsosur të pozave për fotografim.

Fotografohet vazhdimisht dhe gjithkund. Shumica e femrave  të njohura janë të bindura që dinë se në cilën pozë duken më të bukura dhe se si të marrin qëndrim kur fotografohen, në mënyrë që të theksojnë pjesët më të bukura të fytyrës së tyre.

Megjithatë, një hulumtim zbulon edhe se si të marrin qëndrim kur fotografohen, për t’i theksuar pjesët më të bukura të fytyrave të tyre. Ky hulumtim zbulon që mjafton vetëm të ktheni anën e majtë të fytyrës nga objektivi i aparatit

Në të vërtet, ky hulumtim ka treguar që ana e majtë e fytyrës është më ekspresive se ana e djathtë, transmeton telegrafi. Shkencëtarët kanë botuar një studim në një revistë profesionale dhe konstatojnë që njerëzit i tërheq më shumë ana e majtë e fytyrës. Pra, kur herën tjetër të pozoni para fotoaparatit, kthejeni anën e majtë të fytyrës. Edhe pse nuk dyshojmë që pjesa më e madhe e njerëzve tashmë këtë e ka zbuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat