Pse celulari po i bën keq burrit tënd?

Life style

Pse celulari po i bën keq burrit tënd?

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 16:02
Foto Ilustrim

Nëse prej kohësh po përpiqeni të bëni fëmijë dhe asnjë rezultat, përgjigjen mund ta keni në xhepin tuaj. Kështu siç e dëgjuat, në xhepin tuaj! Studimet e kryera së fundmi në Japoni kanë zbuluar se valët elektromagnetike që gjenden në pajisjet me WiFi si celularët, kufjet a gjithçka tjetër, i shkaktojnë shumë dëme spermës.

Si fillim duhet të dimë se 30% e problemeve me fertilitetin vijnë nga burrat.

15% e çifteve të botës kanë probleme kur vjen puna tek shtatzënia dhe shkaktarë për një pjesë të mirë për këtë janë burrat. Sigurisht pamundësia për t’u riprodhuar mund të vijë si pasojë e shumë gjërave siç janë stresi, mjedisi i jashtëm i keq, dieta e varfër, genet, etj. Gjithsesi, duhet ta dini se ajo gjëja e vogël që mbahet shumicën e kohës në xhep mund të jetë shkaku kryesor që nuk lejon të rriteni në familje.

Nga eksperimenti i kryer me mostrat e spermës rezultoi se përfundimet ishin të frikshme. Për 30 minuta ekspozimi ndaj WiFi-it nuk kishte ndonjë efekt, por pas 2 orësh u vu re që mostra e vendosur pranë celularit me WiFi ishte dëmtuar dhe s’ishte më e shëndëtshme për t’u riprodhuar.

Sipas statistikave, në ditët që jetojmë numri i celularëve aktivë është më i madh se numri i popullsisë së botës.

Si ta parandalojmë këtë?! Zgjidhja është e thjeshtë. Në vend të xhepave kujtoni që telefonat t’i lini në tryezë dhe provoni nëse është nata juaj me fat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat