Si ta krijosh vetëbesimin?

Life style

Si ta krijosh vetëbesimin?

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 18:25
Ilustrim

Besoni në vete! Besoni në aftësitë tuaja! Nëse nuk keni besim të matur, por të arsyeshëm në forcat personale, nuk mund të keni sukses në jetë as të jeni të lumtur.

Me vetëbesim të fortë mund të keni sukses. Ndjenja e vlerës më të ulët dhe e paaftësisë nuk lejon që shpresat tuaja të realizohen, ndërsa vetëbesimi çon në vetëdëshmim dhe në sukses.

Është e tmerrshme kur ta kuptoni se sa shumë njerëz janë të denjë për tu dhimbsur, sepse vuajnë nga semundja e popullarizuar e quajtur kompleks i vlerës së ulët. Por, nuk ka nevojë që të bëheni viktimë e kësaj të keqeje. Kur të ndërrmerren hapat përkatës, ajo mund të përballohet. Mund ta zhvilloni besimin në vetbesim që është i arsyeshëm.

Ju që po e lëxoni tani këtë shkrim provoni sonte  derisa shkoni rrugës për në shtëpi ti përsërtini disa fraza. Përsëritni të njëjtat edhe kur të shtriheni për të fjetur. Sapo të zgjoheni nga shtrati , përsertini tri herë dhe derisa do të shkoni në një takim të rëndësishëm përseritni edhe një herë. Shqiptojeni me besim dhe do të fitoni forca dhe aftësi të mjaftueshme që të përballeni me problemin. Fjalitë që do të përseritni pa mbarim janë “Unë mund të bëj gjithçka me ndihmën e atij që më jep fuqi”

Mos harroni që fshehtësia  më e madhe për mënjanimin e kompleksitetit të vlerës së ulët, që është vetëm emër tjetër për dyshim të thellë dhe serioz në vetvetën, qëndron në atë se çdo skutë të mendimeve tuaja ta mbushni me besimin në Zot.

Fitojeni besimin në Zot. Fitojeni besimin në Zotin dhe do të fitoni besimin e matur, por gjithsesi të logjikshëm në vetvete.

Besimi i vendosur fitohet me lutje, me anën e shumë lutjeve dhe me thithjen e porosive  të saja përmbajtësore  si dhe  me zbatimin  e metodave  praktike të besimit.

Nëse mendja e juaj është e proekupuar  me mendime që mbajnë pasiguri dhe paaftësi, kjo ndodhë natyrosht për arsye se idetë e tilla kanë mbizotëruar në mendimet tuaja një kohë shumë të gjatë. Mendjës duhet t’i ofrohet strukturë tjetër e mendimeve positive, dhe kjo arrihet me përseritjen e atyre që përmbajnë siguri.

Derisa bëni veprimtari të ndryshme të jetës së përditshme, duhet t’i disiplinoni mendimet tuaja, nëse doni ta edukoni mendjën tuaj në stabilimentin e prodhimit të energjisë. Ka mundësi dhe gjatë punëve të përmbushura të ngulitni në vetëdije mendimet  e përmbushura me siguri.  Ndjenja jonë e pasigurisë ose e sigurisë del në pah nga mënyra e të menduarit. Nëse vëmendja jonë është përherë e lidhur me pritje të këqija, rezultati do të jetë negativ dhe gjithnjë do të ndjehemi të pasigurt.

Edhe më serioze është prirja jonë që me forcën e mendimeve personale, të krijojmë pikërisht rrethana të tilla nga të cilat frikësohemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat