Pse thonë që pasqyra e thyer sjell fat të keq?

Life style

Pse thonë që pasqyra e thyer sjell fat të keq?

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Ka mundësi që ky besim të jetë i lidhur me vlerën e madhe simbolike që ka pasqyra: një objekt magjik i aftë për të kopjuar gjërat dhe njerëzit.

Kjo karakteristikë mund të ketë shtyrë brezat e shkuar të mendojnë se të thyeje imazhin e reflektuar ishte e barabartë si të vrisje një njeri ose t’i bëje atij keq.

Si të gjitha sipërfaqet e afta për të reflektuar imazhet (gota, uji, metali) që nga antikiteti, pasqyra konsiderohej si mbajtëse e fuqive magjike.

Romakët mendonin se kjo lejonte të vëzhgohej gjithçka që vinte nga anët më të largëta të perandorisë.

Fetë si islami apo hebraizmi, këshillojnë që të rrotullojnë pasqyrë gjatë ceremonive funebre, me idenë që shpirti i të vdekurit të lërë botën tokësore.

Pasqyra është prezente edhe në praktikat e magjisë, qofshi reale apo fantastike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat