Shpjegimet për personalitetin tuaj bazuar te unazat

Life style

Shpjegimet për personalitetin tuaj bazuar te unazat

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:00
Foto Ilustrim

Këtë herë nuk do të flasim për unazat e fejesës, por për ato aksesorë që i bëjmë pjesë të pandashme të përditshmërisë. Të mbash shumë unaza në duar: çfarë tregon kjo për ju?

Një shpjegim i saktë do të bëhej në bazë të secilit prej gishtave ku i vendosni.
Unaza në gishtin e madh tregon fuqi dhe influencë. Nuk preferon që të tjerët t’ju tregojnë se çfarë të bëni dhe preferoni të keni ndikim tek të gjithë ata që ju rrethojnë.

Nëse ju pëlqen të mbaji unazë në gishtin tregues, atëherë shihet qartazi që e rëndësishme për ju është të bëni diferencën. Shumica e njerëzve nuk mbajnë unazë në këtë gisht, pasi ndihen jo komfort, por ata të cilët dëshirojnë të ndihen ndryshe, nuk i pengon aspak kjo.

Unaza në gishtin e mesit tregon se ju pëlqen tradicionalja. Shpesh shkoni sipas rregullave dhe ka raste që mund të dukeni mjaft konservativë në sytë e të tjerëve. Nga ana tjetër, karakterizoheni nga ndershmëria dhe e dalloni menjëherë kur dikush po ju gënjen. Jeni shumë miqësorë dhe të mirë ndaj të tjerëve.

Gishti i unazës flet vetë – ju prisni me padurim të tregoni se jeni duke jetuar romancën më të bukur. Rreth i thjeshtë, me diamantë apo tjetër formë klasike: asgjë nuk ka rëndësi para faktit se ju e deklaroni me krenari se krah jush gjendet njeriu i jetës. Më romantikë se kaq, nuk mund të ishit.

Unaza në gishtin e vogël tregon mbi të gjitha dëshirën ose edhe thjesht statusin e mirëqënies. Jeni shumë të hapur dhe dëshironi të shpalosni personalitetin tuaj në çdo lloj situate. Karakterizoheni nga serioziteti dhe maturia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat