E propozoi me një unazë prej 2,200 paundësh, vajza e refuzoi sepse partneri nuk shpenzoi as 10% të pagës së tij

Life style

E propozoi me një unazë prej 2,200 paundësh, vajza e refuzoi sepse partneri nuk shpenzoi as 10% të pagës së tij

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 07:46
Ilustrim

Historia e një vajze, e cila do të martohej së shpejti, po bën xhiron e rrjetit, sepse ka refuzuar unazën e fejesës, pasi i është dukur shumë e lirë.

Unaza kishte kushtuar 2,200 paund, por duke folur për “Reddit”, vajza tregoi se ky çmim nuk mund të siguronte një gur të shtrenjtë, sipas “The Sun”.

“Unë dhe partneri kemi diskutuar për fejesë që vitin e kaluar. Unë kam një punë shumë të mirë, kështu që mund ta përballoj çmimin e një unaze të shtrenjtë fejese, për të cilën do të shpenzoja nga 10 deri në 15 mijë paund.

Sidoqoftë, unë po mbështes financiarisht të gjithë familjen time, sepse u prekën nga Covid-19. Për më tepër, pak kohë më parë, jam njoftuar nga puna se vitin e ardhshëm do të pushohen rreth 150 punonjës. Edhe pse, jam i sigurt se nuk jam një prej tyre, përsëri nuk dua që të rrezikoj,”- tha partneri i vajzës në fjalë.

“Dhëndri” shtoi:

“Kam shpenzuar rreth 3 mijë dollarë në një unazë të bukur prej ari të bardhë me diamante, si dhe me një gur safir. Fillimisht ajo ishte shumë e lumtur për të, derisa nëna e saj (që punon në një argjendari), e cilësoi si të lirë.

Që atëherë, partnerja ma ktheu unazën dhe më akuzoi se e kam nënvlerësuar atë dhe gjërat që bën për mua”.

Ndër të tjera, “dhëndri” thotë se tashmë vajza refuzon edhe të flasë me të, pasi e nxitur nga nëna e saj, mendon se e ka trajtuar si kosh plehrash.

Komentet në lidhje me këtë ngjarje kanë qenë të shumta, ku pothuajse të gjithë mbështesnin “dhëndrin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat