Këto dhjetë produkte nuk duhet t’i mbani kurrë në tualet, sepse… Ja çfarë rrezikoni

Life style

Këto dhjetë produkte nuk duhet t’i mbani kurrë në tualet, sepse… Ja çfarë rrezikoni

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 07:47
Ilustrim

Ne kalojmë rreth 30 minuta në tualet çdo ditë.

Por, fakti që përdorim shumë produkte të kujdesit personal për t’u siguruar që dukemi mirë, nuk do të thotë që këto gjëra duhet të mbahen pikërisht në tualet.

Në fakt, shumë prej tyre nuk i përkasin këtij vendi, dhe disa madje mund të ndikojnë në shëndetin dhe pamjen tonë nëse mbahen në një mjedis të lagësht dhe të nxehtë.

“Bright Side” ka listuar dhjetë produkte që mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë, nëse i mbani afër vaskës tuaj.

Sapun

Mbajtja e sapunit pranë ujit mund të shkurtojë afatin e ruajtjes së tij. Uji do të shkrijë sapunin dhe mbetjet do të grumbullohen në tualetin tuaj. Mënyra më e mirë për të ruajtur sapunin është ta mbani në një pjatë sapuni me vrima që e lë të thahet, jashtë kabinës së dushit.

Furça make up-i

Është e rëndësishme të pastroni furçat rregullisht dhe t’i thani siç duhet për të shmangur rritjen e baktereve. Por pasi të keni mbaruar larjen e furçave, është më mirë t’i ruani në një vend të thatë.

Ajri i ngrohtë dhe i lagësht në banjë nxit krijimin e mykut dhe bakteret përhapen mbi to.

Parfumi

Ruajtja e parfumit në tualet mund të shkatërrojë strukturën e tyre molekulare dhe t’i bëjë ato të tharta. Për ta mbajtur të freskët parfumin, kërkoni një dollap jashtë tualetit për ta ruajtur.

Peshqirët

Mbajtja e peshqirëve të lagur në tualet mund të jetë shumë e dëmshme. Ngrohtësia dhe lagështia e kthejnë tualetin në një terren të përsosur për bakteret dhe peshqirët marrin mikrobe që më vonë i transferojmë në lëkurën tonë. Në rastin ideal, duhet të lani peshqirët pas 3 përdorimeve dhe t’i lini të thahen plotësisht para se të përdoren përsëri.

Brisqet

Avulli i dushit dhe grumbullimi i lagështisë mund të ndryshkë tehet, të cilat, nga ana tjetër, mund të dëmtojnë lëkurën. Edhe nëse e pastroni dhe e thani siç duhet pasi ta keni përdorur, ruajtja e tij në një ambient të lagësht do t’i shkurtojë jetëgjatësinë.

Kremrat për fytyrën

Kur kremi juaj i lëkurës nuk është i mbyllur mirë, ajri i lagësht në tualet mund të nxisë acarimin e lëkurës, ose të shkaktojë puçrra. Vendi perfekt për të ruajtur produktet tuaja të kujdesit për lëkurën është një sirtar i thatë jashtë tualetit.

Bizhuteri

Tualeti nuk është vendi i duhur për të mbajtur bizhuteri, edhe nëse thjesht i hiqni para se të bëni dush. Ambienti i lagësht do të bëjë që ato të oksidohen më shpejt, duke bërë që shkëlqimi i tyre të zhduket.

Telefoni

Nuk është ideja më e mirë të përdorni telefonin ndërsa jeni në tualet, dhe as marrja e telefonit në tualet nuk është e sigurt. Përdorimi i telefonit teksa bëni dush mund të jetë i rrezikshëm.

Robdeshambër

Ngjashëm me peshqirët, rrobat e lagura mund të strehojnë mikrobe dhe baktere, dhe lagështia mund t’u japë atyre një erë të pakëndshme. Nëse vishni një robdeshambër të lagur menjëherë pas dushit, mund ta konsideroni dushin të pavlefshëm.

Furça dhëmbësh

Kur shkarkoni vc-në me kapak të hapur, mikrobet mund të përhapen deri në 15 metra, dhe bakteret ka shumë të ngjarë të ngjiten në furçën tuaj të dhëmbëve. Dentistët rekomandojnë ta mbani furçën sa më larg të jetë e mundur nga tualeti, në një vend ku mund të thahet plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat