Ja se pse meshkujt nuk i pëlqejnë femrat e trukuara

Life style

Ja se pse meshkujt nuk i pëlqejnë femrat e trukuara

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Meshkujt tërhiqen shumë nga “thjeshtësia” e fytyrës së femrave. Një studim ka zbuluar se ata nuk i pëlqejnë partneret të cilat trukohen e aq më shumë ato që e teprojnë në këtë drejtim

Pa truk për të tërhequr vëmendjen: meshkujt duket se tërhiqen më shumë nga fytyrat e “pastra” të femrave. Këtë e thotë një studim i publikuar nga “Royal Society Open Science”, sipas të cilit kjo tërheqje për thjeshtësinë do të shpjegohej me tendencën e trurit për të dekodifikuar stimuj më pak kompleksë.

“Një fytyrë e ‘pastër’ është një fytyrë që truri mund ta dekodifikojë në mënyrë eficiente, pra duke përdorur vetëm pak neurone’, ka shpjeguar profesori Julien Renoult për sajtin 

“Një fytyrë e ‘pastër’ – vazhdon ai – zakonisht paraqet një fytyrë të qetë, me konture të ëmbla dhe pak rrudha”.  Për studimin, grupi i studiuesve të Qendrës Kombëtare për Kërkimet Shkencore të Parisit, ka pyetur 169 meshkuj, të cilët janë ndalur në rrugën e Montpellier për të dhënë opinionin e tyre për fytyrat e 168 femrave, të cilat i përkisnin moshës nga 18 deri në 26 vjeç. Fytyrat i përkisnin vitin 2010-2011, të fotografuara dhe të edituara në mënyrë që sfondi pas çdo koke të dukej i zi ndërsa qafa dhe flokët të sfumuara (të turbullta).

Studiuesit më pas i kanë kërkuar më pas vullnetarëve që të identifikonin fytyrat më tërheqëse.

Nga informacionet e marra, studiuesit kanë krijuar një algoritëm për të identifikuar dhe ruajtur fytyrat të cilat u identifikuan si më të “mirat”. Këto të fundit rezultuan si më të thjeshtat dhe të ëmblat. Edhe pse nuk është e thjeshtë se çfarë është një “fytyrë e pastër”, studiuesit besojnë se tërheqja e provuar nga meshkujt për këtë lloj fytyre shpjegohet me tendencën e trurit për të preferuar stimuj të shpejtë dhe të thjeshtë për t’u dekodifikuar. Për të njëjtin motiv ne njerëzit në përgjithësi pëlqejmë format gjeometrike të thjeshta se sa ato komplekset.

Studimi vë në diskutim edhe teoritë e shumë shkencëtarëve, sipas të cilëve ideja e bukurisë ashtu si edhe tendenca për të zgjedhur një partner më shumë sesa një tjetër përcaktohet nga zgjedhjet natyrale. “Për shembull – lexohet në sajtin ‘Medical Daily’ – fytyrat e reja interpretohen si sinjale të një gatishmërie për pjellorinë”. “Këto fytyra që kemi identifikuar me studimin tonë – shpjegon Renoult – bëjnë vend për faktorë të tjerë biologjikë, kulturorë dhe individualë që mund të ndikojnë zgjedhjen e një partneri”.

Rrjetet sociale dhe tendenca pa make-up

Tendenca e fundit e rrjeteve sociale për të publikuar foto pa make up, në fakt nuk është se ka lindur pa baza.

Nga të dhënat e një studimi të fundit amerikan, ky trend është konsideruar edhe më i pëlqyer nga meshkujt. Këtyre të fundit, femrat natyrale u duken më atraktive, kështu që, nëse lodheni çdo ditë para pasqyrës për të bërë sa më shumë përshtypje, duhet të hiqni dorë: është e kotë. Selfie pa make-up është një përpjekje gjithmonë në rritje, e cila po funksionon. Nuk ka rëndësi si nisi ky trend i ri i rrjeteve sociale, por ajo çka është vënë re nga studimi, është fakti që meshkujve po u pëlqejnë gjithmonë e më shumë femrat pa make up.

Psikologët e “Bangor University” dhe “New York University” kanë zbuluar se tualeti u shton fare pak pikë pamjes së femrave. E kundërta ndodh, nëse ato paraqiten natyrale në sytë e meshkujve. Fotografitë e 44 femrave, me moshë nga 18 deri në 22 vjeç, me dhe pa tualet, iu dhanë një grupi prej 70 studentësh, meshkuj edhe femra, duke iu kërkuar që të jepnin vlerësimin e tyre, nga 1 deri në 8.

Rezultatet zbuluan se prania ose jo e tualetit luante një rol rreth 2 për qind nga gjykimi kompleks mbi pamjen e vajzave.

70 për qind e të pyeturve vlerësonin tiparet dhe karakteristikat e vajzave të fotografuara pa tualet. Megjithatë, studiuesit pranojnë se bota pa make up e femrave është një sfidë e humbur, por ajo që këshillojnë ata ka të bëjë me teprinë e pudrës, buzëkuqit, apo nxirjes së syve. Në dukje, çdo përbërës magjik i make up-it të femrave është pushtet më vonë, pranojnë studiuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat