Disa hile të vogla që shtëpia të jetë sa më e ngrohtë pa shumë kosto

Life style

Disa hile të vogla që shtëpia të jetë sa më e ngrohtë pa shumë kosto

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 07:03
Ilustrim

Shtëpi e ngrohtë, humor dhe shëndet i mirë. Pas mbërritjes së temperaturave të ulëta, ata që kanë më shumë ftohtë vrapojnë të ndezin kondicionerët. Kjo gjë, përveç rritjes së temperaturave, ka edhe efektin e rritjes së kostove në faturat e energjisë elektrike dhe të gazit. Për të optimizuar punën e pajisjeve ngrohëse dhe për ta pasur shtëpinë të ngrohtë, duhet të njohim disa truke të dobishme.

1-Ajrosni shtëpinë në orët e duhura

Për të mbajtur shtëpinë të ngrohtë është më mirë të evitoni ajrosjen që në mëngjes. Mund t’ju duket më e dobishme, por është thjesht më  e lagësht dhe më e ftohtë. Orari më i mirë është ai rreth mesditës deri në orën 13.00 të paradites.

2-Optimizoni funksionalitetin e termoventilatorëve

Nëse keni termosfionë në shtëpi, duhet t’i hiqni objektet që u vendosim përsipë zakonisht si jastëkë, çorape, rroba të lagura. Ato absorbojnë nxehtësinë dhe minimizojnë efikasitetin e këtyre pajisjeve.

3-Kontrolloni mirë dyert dhe dritaret

Dyert, dritaret, kasetat e qepenave janë vetëm disa nga vendet e rrezikshme që lejojn ngrohtësinë e shtëpisë të dalë jashtë. Është më mirë ta rregulloni këtë problem duke izoluar mirë çdo kalim të mundshëm të të ftohtit që bën jashtë.

4-Përdorni tapete të trashë

Përveçse arredojnë shtëpinë dhe përmirësojnë në nivel fizik ndjesinë e një shtëpie të ngrohtë, tapetet mund të mbajnë ngrohtësinë që shpërndahet në dyshemetë e ftohta dhe të ekspozuara. Kështu që sa më shumë tapete!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat