Psikologët thonë se çiftet që takohen vetëm dy herë në javë kanë një marrëdhënie më të fortë! Ja çfarë zbuluan ata

Life style

Psikologët thonë se çiftet që takohen vetëm dy herë në javë kanë një marrëdhënie më të fortë! Ja çfarë zbuluan ata

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 14:00
Ilustrim

Sipas shkencës, dy takime në javë me partnerin janë më se të mjaftueshme, për arsye, të cilat mund të mos i mendoni kur ndjeni fluturat në stomak.

“Bright Side”, sjell ato që psikologët thonë në lidhje me këtë, për t’ju ndihmuar të ndërtoni një marrëdhënie më të mirë dhe më të qëndrueshme me partnerin.

Parandalon lidhjen artificiale

Scott Carroll, psikiatër dhe autor i librit “Don’t Settle: Hoë to Marry the Man You Were Meant For”, tregon rëndësinë e realizimit të 2 takimeve në javë në fillim.

Sipas Carroll, të shohim njëri-tjetrin shpesh mund të shkaktojë ankth, i cili mund të shkaktojë probleme dhe të prishë një marrëdhënie potencialisht të mirë.

Ju mund të jeni duke e shtyrë veten në një marrëdhënie jo të shëndetshme, të verbuar nga lidhja emocionale. Duke i dhënë kohë vetes midis takimeve që bëni, do t’ju ndihmojë të krijoni një pamje më të qartë të asaj që po përjetoni.

Ruan hapësirën tuaj personale.

Sipas studimit të Prof. Dr. Terri Orbuch, shkalla e divorcit është më e lartë midis çifteve që kanë probleme me privatësinë, sesa midis çifteve që janë të palumtur në martesë, apo që kanë mungesë të marrëdhënieve seksuale.

Nëse dëshironi të angazhoheni në një marrëdhënie afatgjatë, është e rëndësishme të jetoni jetën tuaj personale sido që ta dëshironi. Kur jeni në një marrëdhënie, duhet të ruani individualitetin dhe lirinë tuaj, në vend që të mbështeteni shumë te dikush tjetër.

Ju jep kohë të njiheni më mirë.

Ju nuk duhet të nxitoni për të njohur dikë më mirë ose për të krijuar një lidhje të menjëhershme duke qëndruar me partnerin 24 orë në 7 ditë të javës.

Nëse supozohet të zgjasë, është më mirë të relaksoheni dhe të shijoni kohën tuaj së bashku në maksimum dhe mos harroni: në rastin më të mirë, ju do të keni një jetë së bashku. Kështu që nuk ka nevojë të humbasësh ditët më të mira që ke si çift dhe të shqetësohesh për të ardhmen.

Seth Meyers , gjithashtu thotë se kjo do të minimizojë shanset që zemra juaj të lëndohet dhe do t’ju lejojë të reflektoni, pasi do të keni kohë për ta përpunuar situatën.

Ju lejon të krijoni një miqësi.

Hulumtimi psikologjik i kryer në 2014 na tregon se çiftet që përshkruajnë njëri-tjetrin si “miq të ngushtë” mbajnë marrëdhënie më të mira, krahasuar me ato që mendojnë se janë “shpirtra binjakë”.

Kur të takoni dikë të veçantë, provoni ta njihni me një ritëm më të ngadaltë. Seth Meyers thotë: “Mënyra më e mirë për të mbrojtur një marrëdhënie të re është të kesh kujdes dhe të mos takoheni shumë shpesh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat