Probleme me pagjumësinë? Ilaci është tek masturbimi

Life style

Probleme me pagjumësinë? Ilaci është tek masturbimi

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 18:49
Foto Ilustrim

Një kompani gjermane sigurimesh shëndetësore, ka marrë vëmendjen e të gjithëve duke thënë se masturbimi është ilaçii duhur për netët e gjata pa gjumë. Kompania Barmer tha në një postim në Facebook se njerëzit të cilët e kanë të vështirë të bien në gjumë, duhet ta provojnë këtë praktikë – dhe sugjeroi të përdorni një lodër seksi.

Daniel Freudenereich, një zëdhënës i Barmer, tha se postimi është i vërtetë. Ai tha se kompania dëshironte të fliste rreth kësaj teme tabu, në një mënyrë kreative.

Ai i tha Spiegel: “Janë disa tema që shpesh mbahen sekret – edhe pse i shqetëson shumë njerëz”.

Megjithatë, ata që janë të siguruar nga kjo kompani, nuk do të rimbursohen për çdo lodër seksi që blejnë. Në hapësirën për komente në postim, kompania tha se nuk mund te ndihmojë askënd që të blejë çfarëdo vegle, pasi “vetëm sigurimi shëndetësor vjen nga ne”, thanë ata.

Sipas informacioneve të tyre, Barmer ka rreth 9.2 milionë klientë në Gjermani – duke u bërë kështu kompania e dytë më e madhe në Gjermani për sigurime shëndetësore, pas Techniker Krankenkasse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat