Më trego çfarë pe fillimisht, të të tregoj si lidhesh me të ardhmen!

Life style

Më trego çfarë pe fillimisht, të të tregoj si lidhesh me të ardhmen!

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 13:48
Ilustrim

Kur ndalemi për të menduar për të ardhmen tonë shpesh ndihemi të pasigurt për shkak të pamundësisë për të përcaktuar me siguri se çfarë na pret me kalimin e viteve. Një shqetësim që shpesh nuk mund ta heqim qafe, sepse e ardhmja do të jetë gjithmonë e pasigurt.

Në fakt, është diçka që ne e ndërtojmë dita ditës përmes zgjedhjeve tona, të cilat ndryshojnë me kalimin e kohës bazuar në faktorë të ndryshëm në çdo moment të jetës. Ky test shërben pikërisht për të vlerësuar marrëdhënien që kemi me të ardhmen dhe si përgatitemi për ta përballuar atë. Si kryhet testi? E thjeshtë, mjafton të shikoni imazhin e propozuar dhe t’i përgjigjeni pyetjes: çfarë shihni më parë?

Nëse keni parë:

Një sy

Nëse duke parë imazhin, gjëja e parë që keni parë është një sy, kjo do të thotë që marrëdhënia juaj me të ardhmen është e lidhur ngushtë me të tashmen, me atë që keni dhe bëni sot. Ju e dini mirë që veprimet dhe zgjedhjet që bëni sot do të përcaktojnë ndryshimet në jetën tuaj, duke prodhuar rezultate të caktuara që do të varen kryesisht nga ju. Ju nuk jeni fatalist dhe nuk jeni të prirur të delegoni përgjegjësitë tuaja.

Ju keni besim në të ardhmen dhe kujdeseni për atë që është e rëndësishme për ju. Ju dini se çfarë të bëni, jeni një person racional dhe nuk ju pëlqen të shpërqendroheni dhe të bëni gabime në zgjedhjet tuaja.

Shkumë

Nëse gjëja e parë që shihni në imazh është shkuma, kjo do të thotë që ju nuk po jetoni të tashmen me qetësi dhe kjo gjithashtu ju bën të jetoni me ankth mendimin për të ardhmen. Këto shqetësime ju mbingarkojnë dhe ju pengojnë të shijoni momentet e gëzimit në jetë, sepse jeni shumë të përqendruar në të ardhmen, por pa shumë qetësi. Ju duhet të mësoni ta jetoni jetën tuaj plotësisht. Mos nxitoni dhe shijoni momentin pa parë shumë larg të ardhmen, por mësoni ta ndërtoni atë nga çdo moment i tanishëm.

Një vorbull uji

Nëse gjëja e parë që vutë re ishte një vorbull uji, kjo do të thotë që ju jeni një person që ka shumë frikë nga e ardhmja. Keni frikë se gjithçka që keni arritur do të rrëshqas nën gishtat tuaj. Ju nuk doni të ndryshojë asgjë, sepse dëshironi të mbani të sigurt zonën tuaj të rehatisë, nga e cila keni frikë se do të ndryshojë negativisht. Ju duhet të keni më shumë besim në vetvete dhe të mos kini frikë se çfarë mund të ndodhë nëse nuk merrni vendime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat