Shuplaka ndaj fëmijëve 4-12 vjeç: Po apo jo?

Life style

Shuplaka ndaj fëmijëve 4-12 vjeç: Po apo jo?

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Një tekë e fëmijës, një mosbindje ose një mungesë respekti e vazhdueshme e rregullave të vendosura apo edhe një moment lodhjeje e nervozizmi i prindërve, i shtyn këta të fundit që t’i japin ndonjë shuplakë apo edhe më tepër, fëmijëve të tyre.

Edhe në rast se mund të jetë një shuplakë e lehtë, ajo konsiderohet gjithsesi një formë dhune. Kjo sjellje i ka rrënjët e saj në format e lashta të edukimit, ndërsa ajo jo vetëm që dëmton zhvillimin psikologjik të fëmijëve, por duket se pengon edhe zhvillimin konjitiv të inteligjencës së tyre.

Sipas një studimi të fundit, truri i fëmijëve mbi të cilët abuzohet me shuplaka dhe goditje, prezanton një reduktim të volumit të zonave strategjike për performancën konjitive.

Shuplakat, fyerjet dhe sharjet nuk përkeqësojnë vetëm zhvillimin psikologjik të fëmijëve, por ndikojnë negativisht edhe tek inteligjenca e tyre!

“Një fëmijë i rrahur apo i goditur, do të përballet me shqetësime të shumta. “I vogli ose e vogla do të ndihet i poshtëruar, ndërsa dhunën do ta perceptojë si model të birësueshëm. Ai /ajo do ta shmangë të menduarin, ndërsa trupin do ta përdorë si një mjet ndëshkimi”, shpjegon psikoanalisti Roberto Pani.

Sipas prof. Panit, nuk është vetëm dhuna fizike ajo që gjeneron trauma psikologjike te fëmijët. Ka edhe qëndrime të tjera prindërore “të rrezikshme”, si qëllim i arsimimit paqësor: ndjenja e madhe e fajit e detyruar me forcë apo shantazhi moral, por edhe kërcënimet për të mos e dashur më fëmijën apo për ta braktisur atë (me shtirje), janë sjellje që prekin psikikën e të vegjëlve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat