7 sjelljet që duhet të përqafoni për të qenë më të lumtur

Life style

7 sjelljet që duhet të përqafoni për të qenë më të lumtur

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Teorikisht ka shumë gjëra që mund të bëni me jetën tuaj për ta kthyer atë në një eksperiencë më të lumtur. Bëni ushtrime trupore! Shprehni mirënjohjen! Kaloni kohë me miqtë! Jini të përqendruar!

Por ç’është më e bukura, ju mund të krijoni një qasje tjetër ndaj jetës për të qenë më të lumtur dhe kjo është largimi i gjërave të caktuara nga jeta juaj. Mendojeni këtë si diçka që mund ta zbatoni çdo ditë nga pak dhe në fund të krijoni një stabilitet emocional që do t’ju lërë pa mend.

Ndihmoni këtë proces të eliminimit të gjërave të panevojshme duke ndjekur këshillat e mëposhtme:

Mjaft e krahasuat veten më të tjerët

Ditën kur të do reshtni së krahasuari veten më të tjerët, ju do të jeni shumë herë më të lumtur. Kërkimet sugjerojnë se një arsye kyçe për këtë është fakti se krahasimi me të tjerët është joproduktiv. Ju nuk mund ta kuptoni kurrë se si funksionon jeta e të tjerëve nga afër pasi e shihni atë vetëm nga larg dhe kjo mund t’ju gënjejë. Një studim i vitit 2011 ka treguar se njerëzit që e nënvlerësonin veten ndaj të tjerëve përjetonin shumë herë më tepër emocione negative sesa kur kishin pak krahasim me njerëzit që i rrethonin, sepse përqendroheshin më tepër tek origjinaliteti i jetës së tyre.

Përpjekja për të ndryshuar të tjerët

Sigurisht, jeta juaj do të ishte shumë herë më e mirë nëse të gjithë do të silleshin ashtu sikurse ju dëshironi. Por me shumë gjasa kjo nuk do të ndodhë së shpejti, ndaj duhet të përqendroheni te gjërat që ju mund t’i kontrolloni.

Njerëzit nuk duan që të ndryshojnë nëse nuk jua kërkojnë këtë, ata duan që të ndihen të pranuar dhe për këtë gjë ju duhet t’i tregoni atyre se energjitë tuaja janë të përqendruara në vlerësimin e asaj që ata kanë për të ofruar dhe jo të gjërave që ata dështojnë të realizojnë.

Frika nga dështimi

Është e vërtetë që ne të gjithë kemi frikë nga dështimi dhe kjo ndikon për të na mërzitur ndonjëherë, megjithatë pranoni se dështimi është një pjesë e pandashme e jetës. Por mos e lini këtë frikë t’ju trembë për vdekje.

Frika nga dështimi vetëm sa do t’ju pengojë dhe nuk do t’jua bëjë aspak më të mirë jetën. Është diçka normale të dështoni, por mjafton të mos reshtni si përpjekuri.

Provoni gjithnjë të ecni përpara dhe do ta shihni se çdo dështim është një mësim që nuk duhet ta lini t’ju dëmtojë. Pranojeni dështimin tuaj pa frikë apo turp dhe gjeni në të informacionin dhe përvojën e duhur për të ardhmen. Gjithashtu mos hiqni dorë nga instinkti juaj.

Pendesa për të shkuarën

Çdo person që ia hedh shikimin të shkuarës arrin të gjejë në të gjëra për të cilat nuk është aspak krenar. Por kjo nuk do të thotë asgjë. Ju mund t’i kishit bërë gjërat ndryshe, por kjo ishte zgjedhja juaj në atë pikë të jetës. Mos e jetoni jetën duke thënë duhej të kisha bërë këtë apo atë gjë. Jetoni duke menduar se si mund ta jetoni të tashmen në mënyrë sa më të dobishme dhe si ta përdorni të shkuarën si një libër guide që do t’ju çojë drejt lumturisë së vërtetë.

Njerëzit që e vlerësojnë një eksperiencë, në vend që të pendohen për të, sipas një studimi të vitit 2008 janë më të lumturit dhe ecin më shumë në jetë.

Pritshmëritë nga të tjerët

Mjaft qëndruat në pritje që të tjerët të bëjnë diçka për t’jua bërë jetën më të mirë. Secili shikon jetën dhe punën e tij dhe përpiqet çdo ditë për ta përmirësuar atë. Nuk duhet të prisni kurrë asgjë nga të tjerët, sepse bashkë me pritshmëritë vijnë edhe zhgënjimet.

Lëvizni dhe bëni përpjekjet tuaja për ta bërë jetën sa më të bukur dhe sa më të mirë sipas kushteve tuaja. Gjërat nuk do t’ju zbresin nga qielli dhe ëndrrat tuaja nuk mjaftojnë po nuk vepruat.

Përpjekja për të kënaqur këdo

Është e pamundur, ndaj hiqni dorë. Nuk mund të kënaqni çdo njeri të jetës suaj. Do të përfundoni duke pritur miratimin e njerëzve që ju rrethojnë dhe kjo do t’ju bëjë të ndiheni më keq.

Lumturia e vërtetë duhet të vijë nga kënaqësia juaj me jetën që po bëni dhe këtë nuk mund t’jua aprovojë apo disaprovojë askush. Silluni mirë dhe ndihmojini të tjerët, por kurrsesi mos lejoni që ata të kontrollojnë apo komandojnë jetën tuaj.

Hiqni dorë nga barra e vjetër

Nëse mendoni se pesha e së shkuarës do t’ju ndihmojë në ndonjë mënyrë, gaboheni rëndë. Në kuptimin afatgjatë, e vetmja mënyrë për të ecur sa më shumë në jetë dhe për të qenë sa më i/e lumtur është të hiqni barrën e së shkuarës dhe fajeve të të tjerëve dhe të falni gjithçka për të ecur përpara.

Psikologët sugjerojnë se mendimet dhe barra e së shkuarës shton te juve stresin dhe rrit problemet shëndetësore si presioni i lartë i gjakut. Hiqni dorë nga e shkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat