Tregohuni të vëmendshme, këto 5 zakone të përditshme ju shtojnë rrudhat në fytyrë

Life style

Tregohuni të vëmendshme, këto 5 zakone të përditshme ju shtojnë rrudhat në fytyrë

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 17:02

Disa veprime të përditshme, në dukje të padëmshme, mund të kenë efekte anësore afatgjata negative për lëkurën tonë.

Nëse jeni kuriozë, më poshtë ne do ju tregojmë se cilat janë disa nga zakonet tona që na bëjnë me më shumë rrudha në fytyrë.

Ngrënia e çamçakëzit

Përtypja e vazhdueshme krijon rrusha rreth gojës dhe mjekët besojnë se çamçakëzi është ai ushqim që më së shumti i shkakton ato.

Vrapi

Kur vrapojmë, digjet dhjami i lëkurës. Humbja e indit yndyror mund t’i bëjë rrudhat e tyre më të thella. Për më tepër, shumë vrapues kalojnë orë të gjata jashtë pa mbrojtje të duhur nga dielli, duke e ekspozuar lëkurën e tyre ndaj dëmtimeve.

Përdorimi i telefonit

Përdorimi i telefonit mund të bëjë që të dukeni para kohe i moshuar. Ekspertët mjekësorë besojnë se vështrimi i vazhdueshëm drejt telefonit mund të çojë në më shumë rrudha në qafë.

Mospërdorimi i syzeve të diellit

80% e shenjave të dukshme të plakjes, përfshirë rrudhat, shkaktohen nga ekspozimi në diell.

Fjetja në njërën anë

Disa qëndrime të gjumit mund të bëjnë që lëkura juaj të formojë rrudha. Nëse flini në krah ose në bark, fytyra juaj shtypet në jastëk, duke bërë që lëkura të paloset. Mënyra më e mirë për të shmangur “rrudhat e gjumit” është duke fjetur në shpinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat