Katër problemet e bukurisë janë më të zakonshmet

Life style

Katër problemet e bukurisë janë më të zakonshmet

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 10:53
Foto Ilustrim

QIMET NË MES VETULLAVE

Kjo është njëra ndër problemet më të zakonshme të bukurisë, ndërsa për mënjanimin e këtij problemi është e rëndësishme të tregoheni shumë e kujdesshme. Largoni vetëm qimet e tepërta, që dalin në mes të dy vetullave, pasi që, nëse e teproni me largimin e qimeve, vetullat tuaja mund të përfundojnë të larguara tepër nga njëra-tjetra.

SHENJAT E ZEZA

Për fshehjen e shenjave të zeza, të cilat urrehen nga të gjitha femrat, është shumë e rëndësishme të perfeksionohet përdorimi i fshehësit. Pra, para se të filloni me aplikimin e grimit të syve apo edhe të bojëkuqit, është e rëndësishme që lëkurën ta trajtoni me fshehës.

ZBOKTHI

Zbokthi në flokë shkaktohet si pasojë e tharjes së shpejtë të qelizave të lëkurës së kokës, ndërsa, mënyra më e përshtatshme për trajtimin e këtij problemi është përdorimi i uthullës së mollës. Uthulla e mollës ju ndihmon në largimin e qelizave të tepërta nga lëkura e kokës suaj, qeliza që më pas shndërrohen në zbokth.

QIMET E BRENDSHME

Qimet e brendshme shkaktohen si rezultat i rritjes së qimeve në drejtimin e gabuar, ndërsa largimi i këtyre qimeve shumicën e rasteve shkakton irritim të lëkurës. Mënyra më e përshtatshme për ta trajtuar lëkurën është përdorimi i aspirinës së tretur në ujë. Pasi që ta keni tretur një tabletë aspirinë në ujë, hidheni vazhdimisht mbi pjesën e irrituar të lëkurës dhe lëreni të qëndrojë për 10 minuta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat