Rregullat e grimit që duhet t'i ndjekin të gjitha femrat

Life style

Rregullat e grimit që duhet t'i ndjekin të gjitha femrat

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 15:12
Foto Ilustrim

Pa marrë parasysh moshën tuaj, është e rëndësishme t'i ndiqni këto këshilla grimi, të cilat janë të përshtatshme për pothuajse të gjitha femrat anembanë botës 1.

PËRGATITJA E LËKURËS PARA APLIKIMIT TË GRIMIT

Shkëlqimi i lëkurës varet shumë nga regjimi që i nënshtrohet lëkura para aplikimit të grimit. Është e rëndësishme të fillohet me pastrimin e lëkurës, para hidratimit të saj. Vetëm me një trajtim të mirë të lëkurës, para aplikimit të grimit, mund të arrini një dukje të bukur të grimit.

2. BAZA E GRIMIT

Natyrisht, njëra ndër gjërat më të rëndësishme është përzgjedhja e bazës së duhur, që i përshtatet më së shumti nuancës së lëkurës suaj. Megjithatë, pasi që ta keni zgjedhur nuancën e qëlluar, është e rëndësishme që baza të aplikohet vetëm në zonën 'T' të fytyrës. Pjesa e mbetur duhet trajtuar me bronzues dhe produkte tjera.

3. BUZËKUQI ME NGJYRË TË NDEZUR

Të gjitha femrat duhet ta kenë parasysh faktin që ngjyrat e ndezura, sidomos ngjyra e kuqe, është e përshtatshme për çdo kënd, pa marrë parasysh moshën. Andaj, nëse më të vërtetë e ndjeni që do të mund të arrini balancën e grimit, në pjesën tjetër të fytyrës, mos hezitoni të përdorni buzëkuq me ngjyrë të kuqe.

4. DEFINONI SYTË!

Maskara është një produkt çudibërës, që funksionon për mrekulli edhe tek femrat që janë më të vjetra me moshë. Maskara ndikon në krijimin e iluzionit të syve më të mëdhenj, andaj, nëse edhe ju jeni në kërkim të një triku të tillë, mos hezitoni të përdorni maskarë.

5. THEKSONI VETULLAT!

Nëse vetullat duken bukur, atëherë e gjitha fytyra juaj do të duket bukur! Filloni me një mbushje të lehtë të vetullave, për të vazhduar më pas me shtimin e intensitetit të ngjyrës në harqe dhe në fundin e vetullave.

6. PËRZIERJA E PRODUKTEVE TË GRIMIT

Gjëja më e tmerrshme që mund të ndodhë është nëse shihet se ku përfundon njëri produkt e ku fillon tjetri. Andaj, është shumë e rëndësishme që gjatë aplikimit të grimit të keni kujdes me përzierjen e produkteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat