Arsyet pse po fshijmë miqtë nga Facebook

Life style

Arsyet pse po fshijmë miqtë nga Facebook

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 15:40
Foto Ilustrim

Kur Facebook na u prezantua për herë të parë në vitin 2007, të gjithë ishin të vendosur të rrisnin numrin e miqve, të njohurve dhe të panjohurve. Ishte shumë qejf të krijoje një rrjet aq të madh social apo jo?! Por tani, gjërat kanë ndryshuar. Tani vetëm fshijmë njerëz nga rrethi ynë i “miqve” pasi kemi zbuluar se njerëzit janë paksa të mërzitshëm.

Një studim i kryer në Britaninë e Madhe tregon se dy prej arsyeve kryesore që njerëzit “fshijnë” nga lista miqtë e tyre në Facebook është se “ata mburren pa fund”. Arsyeja e dytë kryesore janë postimet nominuese në sfida të ndryshme, ndjekur nga sjelljet festive. Këto të fundit acarojnë sidomos njerëzit të cilët kanë një problem, janë të vetmuar ose të mërzitur.

Më pas vijnë njerëzit vanitozë që postojnë shumë fotografi “selfie” duke tërhequr gjithmonë vëmendjen tek vetja, ndjekur nga ata që postojnë statuse të mërzitshme që kanë si qëllim vetëm të tërheqin vëmendje. Edhe kërkesat për lojëra janë një arsye shumë e fortë për të hequr një mik nga lista. 48% e të intervistuarve thanë se kanë larguar një mik virtual vetëm prej kërkesave të shumta për lojëra.

Edhe ata miq që postojnë foto të shëmtuara të një përdoruesi të Facebook janë lehtësisht të largueshëm nga lista e miqve. Ndoshta është koha për tu tërhequr pak nga ekspozimi në Facebook, dhe për të ndarë dy fjalë ose disa mendime mbi një libër, me një “mik të vërtetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat