Maskë me majdanoz kundër rrudhave dhe shenjave në fytyrë

Life style

Maskë me majdanoz kundër rrudhave dhe shenjave në fytyrë

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 23:54
Foto Ilustrim

Mbrojtja e lëkurës së fytyrës është shumë e rëndësishme për të parandaluar dhe vonuar shfaqjen e njollave, rrudhave dhe puçrrave. Në këtë drejtim, është shumë e rëndësishme të mbash lëkurën të pastër dhe të përdorësh produkte të përshtatshme.

Disa ilaçe natyrore mund të jenë shumë të dobishme për mbrojtjen e lëkurës. Majdanozi, i përdorur gjerësisht në gatim, është gjithashtu shumë efektiv në parandalimin e njollave dhe rrudhave, dhe më poshtë do të shpjegojmë se si ta përdorni atë.

Majdanozi është shumë i pasur me vitamina dhe lëndë ushqyese të tilla si kalcium, hekur, acid folik, vitaminë A, vitaminë K dhe vitaminë C, të gjitha thelbësore për kujdesin dhe mbrojtjen e lëkurës.

Sipas një studimi të fundit, majdanozi ndihmon në mbrojtjen e trupit nga dëmtimi i radikalëve të lirë, kundërvepron me simptomat e plakjes dhe rrit mbrojtjen.

Për të përgatitur maskën e majdanozit kundër njollave, rrudhave dhe puçrrave ju duhen: 5 degë majdanozi të copëtuara imët, 250 ml ujë të nxehtë, gjysmë lugë çaji lëng limoni dhe 1 lugë gjelle mjaltë.

Lëreni majdanozin të pushojë në ujë të nxehtë për 5 minuta, pastaj filtroni dhe bluajini gjethet derisa të kenë një qëndrueshmëri kremoze. Shtoni lëng limoni dhe mjaltë, dhe përziejeni derisa të merrni nje mase homogjene.

Vendosni maskën në fytyrën tuaj në mbrëmje, para se të flini dhe lëreni të veprojë për 15-20 minuta. Më pas shpëlajeni me shumë ujë të ngrohtë dhe vendosni një krem hidratues.

Përsëriteni trajtimin dy herë në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat