Mësojeni njëherë e mirë: Dhëmbët duhet t’i lani përpara apo pas ushqimit në mëngjes

Life style

Mësojeni njëherë e mirë: Dhëmbët duhet t’i lani përpara apo pas ushqimit në mëngjes

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Dhëmbët duhet të lahen çdo ditë për t’i mbajtur të pastër dhe të shëndetshëm.

Por edhe larja e shpeshtë mund të dëmtojë smaltin.

Të shumtë janë ata që dhëmbët i lajnë në mëngjes. Por pyetja është nëse diçka të tilla duhet ta bëni përpara apo pas ushqimit.

Ekspertët pohojnë se duhet t’i pastroni gjithmonë përpara se të hani mëngjesin!

Kur flini, bakteret në gojën tuaj shumëfishohen. Këto baktere janë përgjegjëse për mbetjet që krijohen dhe kjo është arsyeja pse ju gjithmonë zgjoheni me një shije dhe erë të keqe të gojës.

Nëse lani dhëmbët menjëherë pas zgjimit, ato marrin një shtresë fluori, që ju ndihmon të shmangni bakteret nga ushqimi i mëngjesit që do të hani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat