Nëse edhe ju vuani nga zakoni i kafshimit të thonjve, atëherë duhet të dini këto pesë gjëra që fshihen pas këtij veprimi

Life style

Nëse edhe ju vuani nga zakoni i kafshimit të thonjve, atëherë duhet të dini këto pesë gjëra që fshihen pas këtij veprimi

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 17:32
Foto Ilustrim

Kafshimi i thonjve zakonisht fillon në fëmijëri. Shumë njerëz që e kanë pasur këtë zakon e kalojnë, por për disa, ai bëhet i përjetshëm dhe mund të jetë jashtëzakonisht i vështirë për t’u lënë.

Shumica prej nesh jemi rritur duke menduar se kafshimi i thonjve ishte një zakon i keq që duhet ta heqim. Por rezulton se kjo sjellje e përsëritur mund të zbulojë disa fakte interesante për ju, dhe nuk ka të bëjë vetëm me nivelin e stresit.

“Bright Side” ka zbuluar arsyet që fshihen pas këtij zakoni.

Ju mund të jeni një perfeksionist.

Sipas një studimi, shumica e “kafshuesve të thonjve” janë mbivlerësues. Studiuesit anketuan një grup njerëzish, gjysma e të cilëve kishin zakon të kafshonin thonjtë dhe gjysma tjetër jo.

Ju jeni më të zgjuar sesa mendoni.

Njerëzit që kafshojnë thonjtë e tyre shpesh janë individë të drejtuar nga qëllimi që nuk kryejnë detyra me një ritëm të zakonshëm. Shumë njerëz kanë prirjen të kafshojnë thonjtë e tyre gjatë momenteve të përqendrimit intensiv kur janë duke u përpjekur të zgjidhin një problem.

Mund të jeni të paduruar.

Mërzia dhe zhgënjimi mund të jenë shkaktarë të rëndësishëm të kafshimit të thonjve. Sapo të kthehet në një zakon, ju do ta bëni për ta mbajtur veten të okupuar kur jeni të mërzitur ose kur prisni për diçka apo për dikë.

Mund të mos jeni të lumtur me veten.

Kafshimi i thonjve mund të jetë një zakon që në mënyrë të përkohshme i bën njerëzit të ndihen më mirë. Njerëzit që e kanë këtë zakon janë zakonisht ata, të cilët i vendosin vetes qëllime të rëndësishme për të cilat kanë shumë pritshmëri. Kur nuk i arrijnë dot këto qëllime, shpesh ndihen të zhgënjyer dhe të turpëruar me veten.

Mund të jetë një veprim i lidhur me probleme psikologjike.

Kafshimi i thonjve mund të jetë i lidhur me çrregullimin obsesive-kompulsive, që ndodh kur njerëzit dëshirën për të bërë diçka pa pushim, si për shembull, të kafshojnë thonjtë e tyre. Sidoqoftë, jo të gjithë njerëzit që kafshojnë thonjtë kanë probleme të tilla, pasi shpesh ky është një zakon i qëndrueshëm, i vështirë për t’u kapërcyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat