Do të ndodhë më 29 dhjetor, pse duhet ta shikoni të gjithë magjinë që realizon ëndrrat

Life style

Do të ndodhë më 29 dhjetor, pse duhet ta shikoni të gjithë magjinë që realizon ëndrrat

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Nuk mjafton që është muaji i mezipritur, i cili na kujton se kjo është periudha më e bukur e vitit. Dhjetori na ka sjellë edhe disa ngjarje qiellore epike - më e rëndësishmja nga të cilat mrekullia kozmike e njohur si Ylli i Krishtlindjes.

Ngjarja që ndodh një herë në 800 vjet, krijoi një magji qiellore disa ditë më parë. Sistemi diellor na prezantoi me mrekullinë kozmike të Krishtlindjeve, e cila nuk ishte parë prej 8 shekujsh.

Më 21 dhjetor (solstici i dhjetorit), Jupiteri dhe Saturni u rreshtuan në qiell aq afër, saqë të gjithëve na u duk se u përplasën. Ylli që krijuan (pika e fortë e rrezatimit) quhet "Ylli i Betlehemit "ose" Ylli i Krishtlindjeve".

Por ka akoma edhe një fuqi tjetër të mbinatyrshme para se t'i jepni lamtumirën vitit 2020. Hëna e plotë e dhjetorit po rritet dhe në mbrëmjen e së martës, 29 dhjetor, do të jetë mjaft e veçantë. Jo vetëm që është hëna e plotë e vitit, por është e njohur edhe për trajektoren e saj të lartë nëpër qiell, që do të thotë se do të ulet mbi horizont më shumë se çdo hënë tjetër e plotë.

Ndërsa hëna do të arrijë pikun e ndriçimit në 22:30, të martën, duhet të filloni ta shihni pak para perëndimit të diellit.

Sipas "The Old Farmer's Almanac", kjo është një kohë magjike, e cila nuk duhet humbur, sepse secili prej nesh duhet ta shikojë këtë fenomen të rrallë të Hënës, për t’i bërë asaj lutjet e dëshirave.

Ndodh më 29 dhjetor dhe qëndroni gati për ta admiruar hënën e plotë të vitit. Ajo plotëson ëndrrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat