Fobia nga rënia në dashuri

Life style

Fobia nga rënia në dashuri

Më: 1 janar 2021 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Filofobia është frika e thellë e të rënit në dashuri.

Edhe pse të dashurosh dhe të dashurohesh nga të tjerët është pjesë e natyrës njerëzore disa njerëz përballë kësaj ndjenje ndihen në vështirësi të madhe dhe mund t’i kthehet në një makth të vërtetë.

Ata që vuajnë nga Filofobia besojnë se dashuria është një kërcënim dhe një rrezik për veten. Kjo frikë u shkakton një sërë mendimesh negative që veprojnë si mburojë nga rënia në dashuri.

Është një fobi e cila mund të shkaktojë sulme paniku, ankthi, takikardi, djersitje, por edhe probleme me ereksionin te meshkujt. Zakonisht ndodh tek persona që kanë pasur shumë vetmi dhe zbrazëti në fëmijërinë ose adoleshencën e tyre ose kanë qenë dëshmitarë të grindjeve dhe tradhtive familjare.

Shkaqe të tjera mund të jenë të lidhura me një ndarje ose divorc traumatik, pas të cilit nis bindja se asgjë e seksit tjetër nuk ia vlen. Shmangia e dashurisë bëhet kështu një mekanizëm mbrojtës personal.

Filofobët përqëndrohen në defektet që dëmtojnë marrëdhënien në çift, ose përdorin xhelozinë e tepruar për të kapërcyer ndjenjat e vërteta.

Është një ç’rregullim që nga emocional mund të kalojë shpejt në mendor dhe kronik, ndaj këekon asistimin e mjeklve të fushës dhe në raste të rënduara, kurim.

Rol vendimtar te personi filofobik luan mbështetja dhe durimi i atyre që e rrethojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat