“Më puth dhe do të shohësh se sa e rëndësishme jam”, ka thënë një poete dikur.
Puthja erotike (në krahasim me puthjen e respektit, miqësisë, mirësjelljes ose prindit-fëmijë) është e njohur në shumicën e kulturave në mbarë botën. Shumica dërrmuese e të rriturve anembanë globit kanë përjetuar ngathtësinë, ngazëllimin, konfuzionin dhe kënaqësinë e saj.
Por duhet të pranojmë se praktika e puthjes është më shumë se e çuditshme. Pse shkëmbimi i pështymës dhe mbetjeve të ushqimit do të konsiderohej një ngjarje e dëshirueshme, një ritual i pasionit?
Opinionet në mes të dijetarëve ndryshojnë në lidhje me funksionin dhe origjinën e puthjes. Një hipotezë është se puthja ka evoluar si një mekanizëm për mbledhjen e informacionit rreth partnerëve potencialë të mundshëm.
Një puthje na sjell në afërsi të ngushtë fizike me dikë tjetër, mjaft afër sa të na bëjë dhe t’i shijojmë ato.
Zona e fytyrës është e pasur me gjëndra që nxjerrin kimikate që mbajnë informacion gjenetik dhe imunologjik. Pështyma jonë mbart mesazhe hormonale.
Një tjetër hipotezë pohon se puthja funksionon kryesisht në nivelin e psikologjisë, si një mënyrë për të shprehur dhe përforcuar ndjenjat e besimit, afërsisë dhe intimitetit me një tjetër.
Përveç kësaj, kur ne e puthim dikë, e sjellim atë person në hapësirën tonë të ndjeshme personale dhe pajtohemi të marrim rrezikun e kapjes së një infeksioni apo sëmundjeje. Një puthje pra është një shprehje e hapjes dhe besimit.
Nga ana tjetër, puthja mund të shërbejë si dëshmi dhe shprehje e zgjimit seksual. Kjo teori parashikon që puthja nuk do të jetë pjesë përbërëse e aktiviteteve seksuale ku mungojnë dëshirat dhe intimitetet e sinqerta.
Antropologu evolucionist Helen Fisher i Universitetit Rutgers në New Jersey ka propozuar një teori të integruar të rolit të puthjes.
Sipas Fisher, puthja luan një rol në secilën nga tre fazat e strategjisë sonë të evoluar riprodhuese: Së pari, puthja ndihmon në frymëzimin dhe drejtimin e dëshirës seksuale, gjë që na bën të dëshirojmë seks me partnerë të shumtë.
Më vonë, puthja punon për të ushqyer zjarret e dashurisë romantike, përzemërsinë e thellë që na motivon të zgjedhim një nga partnerët e shumtë.
Së fundi, puthja na ndihmon të mbështesim dhe të përforcojmë lidhjet e vazhdueshm, të cilat na lejojnë të qëndrojmë së bashku për një kohë të gjatë për të rritur fëmijët tanë (transportuesit tanë të gjeneve).