Sëmundja dhe pastaj shërimi: kjo është vetmia

Life style

Sëmundja dhe pastaj shërimi: kjo është vetmia

Më: 2 janar 2021 Në ora: 16:58
Foto Ilustrim

Pse është vetmia kaq e frikshme? Mbase sepse kemi lindur dhe jemi rritur si kafshë sociale dhe për të qenë të lumtur na duhet vetëm pëlqimi dhe afërsia e të tjerëve. Ose ndoshta sepse si fëmijë, mësuam shumë herët të kuptonim, se çfarë do të thoshte të përjashtohesh dhe të mos ftohesh për ditëlindje.

Pastaj e provuam gjithashtu, atë ndjenjën e të qenit në qendër të universit të të tjerëve. Miqtë, bashkëpunëtorët dhe madje një shok i dashur na vendosën nën vëmendjen verbuese, duke u betuar për dashuri, afeksion dhe respekt të përjetshëm. Dhe ishte bukur.

A është kjo arsyeja pse kemi kaq shumë frikë nga vetmia? Pse kemi frikë se mos e humbasim atë vend nderi të fituar me vështirësi në shoqëri? Apo është për shkak se kemi frikë të jemi vetëm me veten tonë? Ne mund të zbulojmë se ndoshta të gjitha ato vezullime verbuese për të cilat kemi aq shumë dëshirë nuk na bëjnë të lumtur, ose që ndoshta kemi bërë shumë, shumë zgjedhje të këqija, vetëm për të kënaqur të tjerët.

Kështu që po, vetmia është e frikshme sepse me të, ne vërtet nuk mund të shtiremi ose të largohemi.  Ajo është e tillë, çarmatosëse dhe e sinqertë, mbase edhe brutale, por është e vetmja që mund të na lejojë të shkojmë në fund të gjërave dhe ndjenjave, të na bëjë të përplasemi me monstrat tona dhe gjithashtu të fitojmë të gjitha ato luftëra, që kemi brenda dhe askush nuk e di.

Sepse është shumë e lehtë të akuzosh mikun apo të dashurin se na ka lënë vetëm, pa arsyetuar, pa pyetur veten se çfarë është ajo që na bën të ndihemi mirë ose keq, çfarë na bën të qajmë dhe të buzëqeshim, çfarë na bën të gjallë. Ne kemi një botë të pashkelur në zemrën dhe shpirtin tonë dhe vetëm në vetmi e takojmë veten, duke u përballur me aventurën më të rëndësishme.

Sigurisht, vetmia është e frikshme. Kjo ndjenjë e çorientimit që ndjeni kur mbërrin na bën të mos ndjehemi rehat. Do të kishte qenë shumë më lehtë nëse do të kishte qenë dikush pranë nesh të na thoshte: “Unë jam këtu pranë teje, jam pranë teje”, sikur të ishin fjalë magjike në gjendje të na lehtësonin të gjitha dhimbjet.

E vërteta është, megjithatë, se ne kurrë nuk jemi vetëm sepse kemi shoqërinë më të çmuar nga të gjithë: veten tonë. Sëmundja dhe më pas shërimi, vetmia është si një ilaç që shëron plagët e shpirtit dhe na ndihmon të gjejmë veten. Një shoqe e heshtur dhe mbrojtëse që është gjithmonë aty, edhe kur nuk duam ta shohim, edhe kur ia heshtim thirrjen dhe preferojmë të rrethohemi me trillime dhe lehtësi.

Kështu që po, nuk ka më frikë, nuk ka kompromise, nuk ka më vend për varësi emocionale ose sepse të vetëm ne ekzistojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat