Për vajzat që duan të jenë ndryshe

Life style

Për vajzat që duan të jenë ndryshe

Më: 3 janar 2021 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

1.Ji vetvetja

Shumë njerëz kanë frikë nga të qenit të natyrshëm sepse mendojnë se të tjerët nuk e pëlqejnë këtë. Kjo është arsyeja pse ata shtiren sikur janë një person komplet tjetër. Gjithsesi, ti mund të aktrosh për një kohë të gjatë, por, dikur të tjerët do ta kuptojnë kush jeni në të vërtetë dhe s’do të jenë më kurrë të aftë t’ju besojnë. Prandaj, është ide shumë më e mirë të jeni vetja që nga fillimi. Do të dali dikush që do t’ju dojë për atë që jeni, kështu që mos u përpiqni të zini vendin e askujt tjetër.

2.Duku bukur

Kjo nuk do të thotë të ndryshosh komplet pamjen e jashtme. Në vend të kësaj, përpiquni të vini në dukje tiparet tuaja më të mira, në mënyrë që të dukeni sa më bukur që të jetë e mundur. Të gjithë janë të bukur në mënyrën e tyre, kështu që asnjëherë mos ndysho veten për kënaqësinë e të tjerëtve.

3.Dëgjo

Aftësitë e mira të komunikimit përfshijnë njëkohësisht të qenit në gjendje për të folur dhe për të dëgjuar po aq efektivisht. Është tepër e rëndësishme t’i japësh dikujt mundësinë për të folur, edhe nëse jeni në një diskutim. Burrat, zakonisht, kanë shumë për të thënë, dhe nëse ju i tregoni atij se  mund t’i dëgjoni, ata do të bëhen më të hapur për diskutime të reja.

4.Bëhu “e ëmbël”

Në jemi të gjitha të egra herë pas here, por kjo nuk do të thotë që mund ta praktikoni “ligësinë” tuaj pa asnjë arsye.  Përpiquni të bëheni sa më të këndshme të jetë e mundur, sepse kështu do të jeni më tërheqëse.

5.Ji ndryshe

Mënyra më e mirë për tu dalluar nga turma, është të jesh ndryshe, dhe mënyra më e mirë për tu dukur ndryshe, është të jesh vetvetja.  Mos i ndiq normat e shoqërisë, ji origjinal dhe të jeni të bindur se, të paktën, një person do ta vërë re këtë dhe do t’ju pëlqejë.

6.Bëj kontakt me sy

Kontakti i syve është një teknikë e rëndësishme e gjuhës së trupit. Shumica e burrave do t’i “lexojnë” këto shenja fine, dhe të paturit kontakt sysh për një kohë të gjatë do t’i bëjë ata  shumë më të lidhur me ju.

7.Bëhuni të besueshme

Një mashkull që ka rënë në dashuri, është i gatshëm të tregojë çdo gjë për pasiguritë e tij, por kjo gjë ndodh vetëm nëse  i keni vërtetuar se mund t’ju besojnë. Besimi është i vështirë për tu fituar dhe duhet shumë punë për ta ndërtuar, por është një pjesë esenciale e çdo marrëdhënieje. Nëse i tregoni se mund t’ju besojnë, ai do t’ju dashurojë dhe s’do dojë të heqi dorë kurrë prej jush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat