Një rival i rrezikshëm në shtrat

Life style

Një rival i rrezikshëm në shtrat

Më: 3 janar 2021 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Përdorimi gjithnjë e më shpesh i smartfonëve dhe I-padëve në krevat ndikon negativisht në jetën seksuale.

Këto produkte të reja të teknologjisë na marrin kohë gjatë ditës, madje edhe kur shtrihemi për të fjetur.

Cilat janë pasojat? Përveç skuqjes dhe lodhjes së syve, studimet tregojnë se përdoruesit kanë çrregullime të humorit, gjumë të shqetësuar dhe ndikim negativ në jetën seksuale të çiftit.

Rezultatet kanë dalë nga një studim i kryer online nga BroadbandChoices.co.uk.

Në të kanë marrë pjesë 2 mijë të rritur.

Sipas përfundimeve të studimit përdorimi i këtyre pajisjeve teknologjike i ka modifikuar sjelljet e tyre të përditshme.

15 për qind e tyre kanë thënë se kanë pasur më pak raporte seksuale qëkur në krevat është shtuar rivali teknologjik.

Rreth 50 për qind thanë se kalojnë deri në 90 minuta me smartfonët e tyre pasi futen në shtrat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat