9 ëndrra të zakonshme dhe kuptimi i tyre

Life style

9 ëndrra të zakonshme dhe kuptimi i tyre

Më: 4 janar 2021 Në ora: 16:28
Foto Ilustrim

Edhe shkencëtarët thonë se ëndrrat kanë kuptim.

A kanë ëndrrat një kuptim më të thellë? Është e pabesueshme numri i personave që besojnë se ëndrrat kanë kuptime të fshehura

Sipas një polli, rreth 43% e njerëzve besojnë se ëndrrat e tyre kanë një kuptim për dëshirat dhe nevojat e tyre të pavetëdijshme

Psikoanalisti i njohur Sigmund Freud i përshkroi ëndrrat si rrugën lidhëse me pavetëdijen. Analizimi i simbolikës së ëndrrave është bërë një burim i qejfit dhe reflektimit mbi vetën për shumë njerëz.

Mirëpo disa ëndrra mesa duket janë mjaftë të shpeshta për njerëz. Disa prej tyre janë të listuara më poshtë:

Ëndrra sikur jeni duke rënë

Ëndrrat sikur jeni duke rënë nga lartësia janë mjaftë të zakonta. Ekziston një mit se nëse arrini të bini në tokë në këto ëndrra do të vdisni me të vërtetë. Sipas shkencëtarëve, zakonisht këto ëndrra do të thënë se keni frikë nga dështimi në një fushë të jetës tuaj.

Ëndrra se jeni të zhveshur në publik

Këto ëndrra janë të sikletshme, por të shpeshta për shumë njerëz. Kjo ëndërr zakonisht simbolizon se ju keni frikë të jeni vetja para të tjerëve.

Ëndrra se jeni duke u ndjekur

Këto ëndrra janë mjaft të frikshme. Nganjëherë mund të jetë një sulmues i njohur, nganjëherë i panjohur, transmeton lajmi.net. Nëse jeni duke u ndjekur nga një kafshë, atëherë ju jeni duke e shmangur nervozën, pasionin ose ndjenjat tuaja.

Nëse iu ndjekë një figurë e panjohur atëherë me gjasë kjo lidhet me traumat dhe eksperiencat e fëmijërisë. Nëse jeni duke u ndjekur nga dikush i gjinisë së kundërt, atëherë ju keni frikë nga dashuria ose nuk mund të bëni paqe me një lidhje të kaluar.

Ëndrra se keni humbur një dhëmb

Këto ëndrra kanë kuptime të shumta, por më të shpeshtat janë se ju jeni të shqetësuar se sa tërheqës jeni, keni frikë se nuk dini të komunikoni, keni turp për diçka qe keni thënë, ose ndjeheni të pafuqishëm.

Ëndrra për vdekjen

Një nga idetë më të njohura është se këto ëndrra shfaqin frikë nga e panjohura. Njësoj si nuk e dimë se çfarë do të ndodhë pasi të vdesim, kur ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, mund të perceptohet si vdekja.

Vdekja e dikujt të afërt zakonisht është e asociuar me ndryshimin e atij personi. Ju pavetëdije po e pyesni veten se çfarë ka ndodhur me personin dhe se ku ka mbetur versioni i tyre i vjetër.

Ëndrra se keni test

Kjo shfaqë frikën nga dështimi, transmeton lajmi.net. Këto ëndrra janë shumë të zakonshme dhe është gjithmonë stresuese të bëni një test, prandaj frika nga testi lidhet me frikëse nuk jeni të gatshëm për diçka që iu pret në jetë.

Ëndrra për tradhtinë

Nëse ëndërroni se partneri juaj është duke iu tradhtuar, do të thotë se ju frikësoheni nga kjo dhe ju nuk po merrni çfarë iu duhet nga lidhja juaj.

Ëndrra se po fluturoni

Nëse ju jeni i frikësuar, do të thotë se ju keni frikë të jeni i pavarur, por nëse ju po kënaqeni, atëherë do të thotë se ju ndiheni i liruar nga diçka që ka qenë duke iu bërë të ndiheni të bllokuar.

Ëndrra për shtatzëni

Këto ëndrra interpretojnë gjithçka nga kreativiteti deri te frika. Kjo nganjëherë tregon se një grua mund të ketë frikë se do të jetë nënë e keqe. Ndërsa për disa do të thotë se lidhja juaj romantike me dikë po thellohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat