Këta janë baballarët më “të ҫmendur” që njihni, cilin prej tyre ke në shtëpi?

Life style

Këta janë baballarët më “të ҫmendur” që njihni, cilin prej tyre ke në shtëpi?

Më: 4 janar 2021 Në ora: 18:20
Foto Ilustrim

Është e vështirë të pranosh se baballarët bëjnë gjithçka për fëmijët e tyre dhe kujdesen maksimalisht për ta.

Me gjithë përkufizimin e mundshëm metaforik që mund t’u jepnim, ka disa tipa baballarësh që janë “tipikë” në shoqërinë tonë. Që nga baballarët “cool”, që i lejojnë fëmijët të bëjnë ç’të duan me jetën e tyre, e deri tek ata që bëjnë vërtet gjithçka. Njihuni me ta në listën e mëposhtme.

Tipi “Pyet mamin”

Këta baballarë nuk duan të bëjnë asgjë për prindërimin, ndaj gjithçka ia lënë në dorë mamit. Çdo kërkesë të fëmijëve, përgjigjja është “pyet mamin”. Nëse përgjigjja është “Mami thotë PO”, atëherë është e sigurt 100 për qind që nga këta baballarë merr gjithmonë atë që do.

Tipi “zbatues”

Gjithçka do një tip i tillë babai është që fëmijët “të zbatojnë” rregullat, të ecin sipas tyre, pavarësisht çfarë ndodh. Të hanë perime, të mbarojnë detyrat e shtëpisë dhe të fikin Tv qysh me herën e parë që ua kërkon fëmijëve janë vetëm disa “rregulla” të listës së tyre.

Babi “Facebook”

Nuk ka rëndësi se ç’bëjnë fëmijët në shtëpi, ky tip babai është në Facebook, Tëitter (ose në çdo profil tjetër online). Para se të nisë bisedën me dikë, ky lloj babai poston edhe një foto #nofilter nga shtëpia e tij me fëmijët.

Babi “cool”

Nuk ka rëndësi se çfarë bën ai për fëmijët dhe sa i përkushtuar është për prindërimin. Edhe nëse fëmijët mendojnë ose jo që është një babi “cool”, nuk ka rëndësi. Ai përpiqet t’i bëjë të tjerët të besojnë se është një tip i tillë, nisur edhe nga fakti që është i ri, por edhe i pashëm.

Babi futbollist

Një ditë të jetës së tij prindërore, ky tip babai mezi pret të dalë në fushë me fëmijët dhe të luajë futboll bashkë me ta. T’u tregojë atyre aftësitë e tij në futboll, por edhe t’i ndihmojë të bëhen edhe ata futbollistë para se të vijë dita që këtë lloj sporti t’ua mësojë shkolla.

Babi që luan

Ky lloj babai mund të luajë në çdo kohë me fëmijët, pavarësisht moshës. Një herë e shikon duke u rrotulluar në dysheme me vogëlushin disa muajsh, një herë tjetër duke luajtur futboll me fëmijët më të rritur. Është gjithmonë gati për të nisur lojën.

Babi shtëpiak

Është gjithmonë ai që zë vendim e mamit: bën punët e shtëpisë, programon pazaret, gatuan, bën plane dhe përgatit drekën. Është përfundimisht një super babi që do të rrijë në shtëpi me fëmijët gjatë gjithë ditës (përveç rasteve kur nget makinën – gjë që i ndodh shpesh, sepse i duhet t’i çojë në shkollë).

Babi “Mos i trego mamit”

Ky baba është i lumtur kur fëmijët fshihen për disa minuta poshtë tavolinës, u jep atyre disa minuta iPad-in ose i lejon të blejnë diçka më shumë në dyqane. Mjafton që fëmijët e tij t’ia kthejnë lumturinë me “mos i thuaj mamit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat