A keni aftësi vendimmarrëse?

Life style

A keni aftësi vendimmarrëse?

Më: 10 janar 2021 Në ora: 00:38
Foto ilustrim

Aftësitë e vendim-marrjes mund të jenë shumë të rëndësishme në një kontekst si karriera:
Cilën karrierë duhet të zgjedh?
Cilin universitet duhet të frekuentojë?
Sigurisht këto aftësi janë të vlefshme dhe në kontekste të tjera në jetë.

Disa hapa të rëndësishëm në marrjen e vendimit janë:

1.Qartësoni natyrën e problemit përpara se të veproni:
Disa nga pyetjet që mund të shërbejnë për të qartësuar natyrën e problemit janë:
Cili është qëllimi i vendimit?
Cili është rezultati që pritet?
Cilat janë prioritetet kyçe: koha,paratë? Do një zgjidhje të shpejtë, të lirë dhe të gëzuar apo keni nevojë të investoni kohë dhe të holla?

2.Mblidhni dhe përmblidhni të dhëna sistematike:
Është e rëndësishme që mendimet të jenë të organizuara. Çfarë mund të bëni është të mblidhni, organizoni, klasifikoni informacionin që ju duhet për të marrë një vendim. Ju duhet të analizoni dhe vlerësoni të gjithë faktorët e rëndësishëm në marrjen e një vendimi. Identifikoni faktorë të ndryshëm në përfshirjen e një problem dhe analizojini ato. Është e rëndësishme të nxirrni në pah faktorin kritik mbi të cilin do të bazohet suksesi i marrjes së vendimit.

3. Përdorimi i krijimtarisë:
Formoni një listë të ideve dhe opsioneve më të mira. Pasi të keni formuar këtë listë hiqni ndonjë zgjidhje të varfër,dhe bëni dallimin midis një zgjidhje praktike dhe jopraktike.

4.Vendimmarrja:
Për secilën nga lista juaj të opsioneve konsideroni avantazhet e disavantazhet. Mundohuni të njiheni me çdo mospërputhje në arsyetimin tuaj dhe çdo pyetje për supozimet që keni. Vlerësoni çdo opsion kundër faktorëve kyç për të marrë parasysh efektin e kombinuar të të gjithë faktorëve. Kushtojini vëmendje çdo faktori dhe bëni një analizë kritike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat