Si ndryshojnë të pasmet tuaja në çdo dekadë: Çfarë duhet të dini

Life style

Si ndryshojnë të pasmet tuaja në çdo dekadë: Çfarë duhet të dini

Më: 11 janar 2021 Në ora: 23:49
Ilustrim

Njësoj si fytyra apo qafa, edhe të pasmet pësojnë ndryshime nga viti në vit, për shkak të hormoneve apo mënyrës së jetesës dhe, natyrisht, sepse vitet kalojnë

Megjithatë, ka mënyra për t’i mbajtur të pasmet në formë edhe me kalimin e viteve.

Si duhet të kujdesemi për formën e tyre në çdo 10-vjeçar?

Rreth 13 vjeç

Në këtë moshë, ende nuk është përvijuar siç duhet forma femërore e trupit. Nivelet hormonale nuk janë ende shumë të larta, ndaj të pasmet nuk janë shumë të rrumbullakëta; janë më tepër muskuloze e të tonifikuara.

Gjithashtu mund të shfaqen aknet në të ndenjura, në të njëjtën mënyrë siç shfaqen në fytyrë, për shkak të niveleve të paqëndrueshme të hormoneve. Zakonisht ato zhduken me lënien e pubertetit, shkruan Cosmopolitan.

Të 20-at

Në këtë moshë procesi i ndryshimeve hormonale është drejt fundit dhe nivelet e estrogjenit, hormonit femëror, janë më të larta duke ndikuar në shpërndarjen e yndyrës trupore më së shumti tek të pasmet dhe gjoksi. Është koha kur të pasmet janë rrumbullakosur, duke ruajtur muskolozitetin dhe formën e ngritur. Në këtë periudhë është mirë që të forcohet masa muskulore që të pasmet tuaja të qëndrojnë të tonifikuara edhe në të 40-at.

Të 30-at

Sipas ekspertëve, në këtë moshë trupi fillon të ketë rënie të të gjitha niveleve hormonale e qelizore. Kjo nënkupton: dobësim të masës muskulore, ndaj është e rëndësishme që të uleni sa më pak në të ndenjurat tuaja dhe t’i stërvitni më shumë muskujt e vitheve.

Por jo vetëm muskujt shtendosen; edhe lëkura fillon të lëshohet duke humbur kështu rrumbullakësinë dhe formën e famshme ‘të zemrës’ të të pasmeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat