Ndotja nga përmbytjet/ Si duhet të pastrohen depozitat e ujit

Life style

Ndotja nga përmbytjet/ Si duhet të pastrohen depozitat e ujit

Më: 12 janar 2021 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Si shkak i ndotjes së shkaktuar këshillohet që të bëhet kujdes edhe me ujin e depozitave, të cilat në këtë rast duhet të pastrohen.

Pastrimi dhe dezinfektimi i depozitës së ujit të pijshëm ka për qëllim heqjen e llumrave dhe mikro-organizmave që janë të dëmshëm për shëndetin dhe është i domosdoshëm dhe në përgjithësi duhet të kryhet 1 deri 2 herë në vit, veçanërisht në rastet e përmbytjeve.

Udhëzuesi me hapat që duhen ndjekur për pastrimin dhe dezinfektimin e depozitës së ujit:

Para se të hapet depozita, pastrohet e gjithë sipërfaqja e jashtme e saj si dhe kapaku mbyllës.

Zbrazet uji që ndodhet në depozitë.

Hiqen llumrat që kanë dekantuar në dyshemenë e depozitës.

Pastrohet me furçë të ashpër, ose me ujë me presion, e gjithë sipërfaqja e brendshme e depozitës për të larguar papastërtitë.

Zbrazet uji i ndotur nëpërmjet valvolës së shkarkimit të depozitës.

Shpëlahet depozita me ujë të pastër derisa të pastrohet sipërfaqja e brendshme.

Dezinfektohet sipërfaqja e brendshme duke mbyllur fillimisht valvolat e tubacioneve. Më pas përgatitet

tretësira dezinfektuese me përqendrim 200 mg/l klor aktiv, teksa me një furçë të re, ose me pompë spërkatëse, spërkatet e gjithë sipërfaqja e brendshme e depozitës me këtë tretësirë dezinfektuese, dhe lihet të qëndrojë për të paktën 60 minuta.

Pas dezinfektimit, hapen të gjitha valvolat dhe shkarkohet depozita.

Shpëlahen depozita dhe tubacionet me ujë të pastër dhe të bollshëm për të eliminuar të gjithë klorin e mbetur në to.

Mbushet depozita me ujë të pijshëm të ujësjellësit.

Së fundmi, sigurohet mbyllja hermetike me kapak e depozitës; rekomandohet që kapaku të pajiset me dryn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat