Shkalla e stresit në maksimum shkaku i pandemisë, fushatat vetëdijesuese të pashmangshme

Life style

Shkalla e stresit në maksimum shkaku i pandemisë, fushatat vetëdijesuese të pashmangshme

Më: 12 janar 2021 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

Pandemia ka ndikuar në shëndetin mendor të qytetarëve, kështu ka thënë neuropsikiatri Ferid Agani.

Sipas Aganit viti 2020 ka qenë shumë i rëndë për qytetarët të cilët janë ballafaquar me vështirësi të jashtëzakonshme ekonomike, shëndetësore dhe humbje të vendeve të punës.

Madje, ai tha se virusi mori me qindra jetë njerëzish duke përkeqësuar gjendjen e tyre shëndetësore dhe rritur shkallën e stresit deri në maksimum.

Sipas tij, është shumë i nevojshëm bashkëpunimi me institucionet shtetërore, në mënyrë që qytetarët të vetëdijesohen sa i përket tejkalimit të problemeve me shëndetin mendor.

“Viti 2020 për kat të keq ka qenë një vit shumë u rëndë për qytetarët e vendit të cilët janë ballafaquar me sfidat nga më të ndryshmet, me vështirësi të jashtëzakonshme ekonomike dhe ato shëndetësore, me humbje të vendeve të punës. Vështirësitë që dukshëm e kanë rënduar funksionimin e tyre psiko-social”.

“…më e rënda ka qenë ballafaqimi me rrezikun e kërcënimit të jetës nga virusi i cili e vazhdoi rrugëtimin e tij në shoqërinë tonë dhe mori për fat të keq me qindra jetëra dhe përkeqësoi gjendjen e tyre shëndetësore duke arritur shkallën e stresit deri në maksimum dhe duke shtuar ato vështirësi psikike të lidhura me stresin”.

“Kur është në pyetje stigmatizimi i probleme të shëndetit mendor në popullatë për fat të keq duhet konstatuar se ky stigmatizim është i shkallës së lartë. Mendoj se shoqëria kosovare duhet të bëjë shumë më tepër po ashtu institucionet e vendit duhet të bëjnë shumë më tepër në arsimin e popullatës ne edukimin e tyre lidhur me problemet e shëndetit mendor. Mendoj se na duhet fushata të vetëdijesimit, një bashkëpunim më i madh i institucioneve shtetërore”, ka thënë Agani për Ekonomia Online.

Neuropsikiatri Agani theksoi se ankthi dhe depresioni kanë marrë përmasa të tilla që një farë mënyrë e kanë izoluar njeriun në këtë kohë pandemie.

“Përmasat me të cilat virusi ka sulmuar shoqërinë botërorë në përgjithësi edhe shoqërinë tonë kanë qenë të tilla që i ka prekur praktikisht të gjithë individët brenda një familje”.

“Prandaj edhe shkalla e mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve sa i përket këtij virusi megjithatë nuk ka qenë në masën e duhur dhe për këtë arsye edhe ankthi dhe çrregullimet e ndërlidhura me ankthin e deri të depresioni kanë marrë shumë hov në mesin e shoqërisë tonë. Por përmasat e virusit ka qenë të tilla që në një farë mënyrë e kanë izoluar njeriun”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat