Studimet: Mbajtja e një bime në zyrë mund të bëjë “magji”

Life style

Studimet: Mbajtja e një bime në zyrë mund të bëjë “magji”

Më: 14 janar 2021 Në ora: 14:17
Ilustrim

Keni një ditë të vështirë në punë? Jeni të stresuar nga shefi apo takimet e shumta? Sipas studiuesve japoneze gjithçka që mund t’iu ndihmojë është një bimë. Studiuesit kanë treguar se shumë njerëz e kanë nënvlerësuar duke përjashtuar faktin se bimët mund të largojnë stresin në vendin e punës.

Në këtë mënyrë studiuesit japonezë kanë bërë një eksperiment me punonjësit e një kompanie elektronike dhe kanë vënë re ndryshimet që sjellin bimët në nivelin e stresit të punëtorit.

Studimet e kryera treguan se nivelet e ankthit janë uluir dhe 27 përqind e punonjësve treguan një rënie të konsiderueshme të ritmit të zemrës.

Studimet tregojnë se bimët e zvogëlojnë përqindjen e stresit dhe ankthit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat