9 shenja që tregojnë se qeni juaj po kalon depresion

Life style

9 shenja që tregojnë se qeni juaj po kalon depresion

Më: 15 janar 2021 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Qentë ashtu sikur njerëzit mund të vuajnë nga depresioni. Edhe pse depresioni nuk është diagnostifikuar saktësisht tek qentë, veteranët dhe ekspertët e sjelljeve të kafshëve kërkojnë nga pronarët e tyre që të kenë kujdes te shenjat e reja që paraqiten tek ata.

Me sjellje të duhura, pronarët mund t’i ndihmojnë kafshët e tyre që ta kalojnë më lehtë dhe më shpejtë depresionin, shkruan Countryliving.

Depresioni tek qentë mund të shfaqet në nëntë forma të ndryshme që janë:

Nivel i ulët i aktiviteteve fizike

Humbja e interesit në gjërat me të cilat më parë argëtohej

Ndryshimi i zakonit të ngrënies, duke ngrënë shpeshherë më pak

Rritja e kohëzgjatjes së gjumit

Shfaqja e shenjave të agresivitetit

Lëpirja e tepërt, sidomos e putrave

Palosja e veshëve

Më pak komunikim me qentë tjerë

Regres në sjelljet trajnuese

Të gjitha këto shenja sipas ekspertëve të sjelljes së kafshëve, mund të shfaqen si pasojë e ndryshimeve në mjedisin ku jeton qeni. Këto ndryshime mund të përfshijnë: ndryshimi i shtëpisë, humbja e pronarit apo e dikujt tjetër në shtëpi, lëndimi nga palumturia e pronarit etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat