Çfarë duhet të dish para se të vendosësh qerpikë extensions

Life style

Çfarë duhet të dish para se të vendosësh qerpikë extensions

Më: 16 janar 2021 Në ora: 07:30
Ilustrim

Në qarkullim ka pafund mundësi për të vendosur zgjatje qerpikësh, të cilat ç’është e vërteta të bëjnë të dukesh bukur me grim ose pa grim, pa pasur nevojë të përdorësh rimel. Por ka disa gjëra që duhet t’i dini para se ta realizoni këtë ndërhyrje.

E para duhet të bëni dallimin mes qerpikëve që zgjasin me javë të tëra dhe atyre me ngjitje që mund t’i vendosni dhe hiqni brenda 24 orësh. Nëse vendosen mirë nga profesionistë dhe personi që i mban tregon kujdes, qerpikët zgjasin nga 6 në 8 javë dhe fillojnë të bien njësoj si qerpikët normal. Sigurisht kushtojnë më tepër, por ja vlejnë.

Bëni shumë kujdes me përzgjedhjen e materialit, dendësisë dhe kthimit të qerpikut pasi këto kushtëzojnë mënyrën si do ndiheni kur t’i mbani.

Sa më të gjatë t’i dëshironi qerpikët aq më shumë fije do nevojiten kështu që tregoni kujdes edhe në këtë pikë, mbase do ishte mirë të shkonit drejt një pamjeje sa më natyrale.

Për 12 orë nuk duhet të djersini, lani fytyrën, apo të qani, pasi nëse ngjitësi nuk thahet e gjithë puna do vejë dëm.

Por më e bukura është fakti që pavarësisht shpenzimeve të mëdha për ripërpunim, apo kujdesit të vazhdueshëm që duhet të tregoni, nëse vendosni të shtoni qerpikët nuk do keni pothuajse fare nevojë për grim në përditshmëri, pasi gjithë efektin që duhet e japin sytë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat