Personat e lindur në janar dhe shkurt kanë më shumë shanse të jenë të pasur dhe të famshëm

Life style

Personat e lindur në janar dhe shkurt kanë më shumë shanse të jenë të pasur dhe të famshëm

Më: 16 janar 2021 Në ora: 09:24
Ilustrim

Njerëzit e lindur nën shenjën e yllit Ujori janë të prirur të destinohen për madhështi, sipas një studimi të botuar në Gazetën e Shkencave Sociale.

Studiuesit përzgjodhën rastësisht 100 njerëz të famshëm nga të gjitha prejardhjet dhe fushat e ndryshme të jetës, duke përfshirë politikanë, shkencëtarë, autorë, yje sportivë, këngëtarë, aktorë dhe të famshëm nëpër epoka, transmeton lajmi.net.

Madhësia e kampionit u rrit në 200, pastaj 300, dhe në secilin rast u zbulua se një numër dërrmues njerëzish kishin lindur nën shenjën e zodiakut Ujori, përkatësisht të lindur në janar e shkurt.

“U zbulua se ujori ka numrin më të madh të të famshmëve në mostër”, thanë studiuesit.

Pra, nëse keni lindur ose jeni duke pritur një foshnjë midis 20 janarit dhe 18 shkurt, do keni të ngjarë të jeni të famshëm apo të pasur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat