Cila ngjyrë zgjon pasion, cila tërheq shëndet?

Life style

Cila ngjyrë zgjon pasion, cila tërheq shëndet?

Më: 16 janar 2021 Në ora: 17:28
Foto Ilustrim

Ngjyra të ndryshme krijojnë energji të ndryshme në shtëpi, ndërsa para jush është një udhëzues i vogël për interpretimin e tyre

Feng shui na ndihmon të krijojmë ambient jetësor dhe me përdorimin e drejtë të gjërave rreth nesh të tërheqim me bollëk lumturi, para, dashuri, shëndet.

Ngjyrat në shtëpinë tuaj kanë rëndësi jetike për krijimin e atmosferës të cilën e synoni.

Me ngjyra të cilat ju pëlqejnë në ambient humori juaj ngrihet, ndërkohë për të as që jeni të vetëdijshëm.

Ngjyrat e ndryshme krijojnë energji të ndryshme në shtëpinë tuaj, ndërsa para jush është një udhëzues i vogël për interpretimin e tyre.

1. E verdha

Ngjyra më e ndritshme e ylberit e cila shënon jo vetëm Diellin por ka edhe ndikim jashtëzakonisht pozitiv në ambientin tuaj. Ka shumë nuanca të verdha nga të cilat mund të zgjidhni atë që e konsideroni më tërheqëse dhe ta pasuroni shtëpinë tuaj me të. Tonet e verdha të lehta janë veçanërisht të këndshme sepse i japin freski një ambienti modern.

2. E kuqja

Në kulturën kineze, ngjyra e kuqe përfaqëson lumturinë, eksitimin dhe sigurisht romancën. Tonet e thella të së kuqes në mure apo në objektet zbukuruese siç janë jastëkët në këtë ngjyrë do të fusin vibracione pozitive në shtëpinë tuaj. Për më tepër, kjo ngjyrë do të ndihmojë gjithashtu për të ndezur pasionin midis jush dhe të dashurit tuaj.

3. E portokallta

Një numër i madh njerëzish ngjyrën e kuqe e konsiderojnë tepër intensive për përdorim në enterier. Nëse jeni ndër njerëzit e tillë, alternativa juaj mund të jenë tonet e portokallta. Kjo ngjyrë do t’ju ofrojë lumturi në rrethin e familjes dhe miqve, sepse konsiderohet si një ngjyrë shumë shoqërore.

4. E gjelbra

Ngjyra e gjelbër konsiderohet ngjyrë e shërimit, andaj është mirë të përdoret në enterier, sepse tërheq shëndet të mirë për familjarët. E gjelbra konsiderohet si ngjyrë shëruese, prandaj është mirë të përdoret në ambientet e brendshme sepse tërheq shëndetin e mirë të shtëpisë. Përveç murit, ai mund të gjendet edhe në formën e elementeve të tekstilit.

5. E bardha

E thjeshtë dhe delikate, e bardha mund të sjellë shumë gjëra pozitive në mjedisin tuaj. Kjo është ngjyrë e pastërtisë dhe e qetësisë, andaj është e nevojshme të përdoret me bollëk në shtëpinë në të cilën dëshironi të ketë harmoni dhe paqe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat