Mësuesi marëdhënie me partneren gjatë mësimit online, nxënësit shohin gjithçka

Life style

Mësuesi marëdhënie me partneren gjatë mësimit online, nxënësit shohin gjithçka

Më: 18 janar 2021 Në ora: 08:19
Ilustrim

Gjatë një mësimi në internet me studentët, një profesor nga Akademia e Arteve të Bukura të Urbinos në Itali, vendosi një video për të përfunduar temën e shpjeguar dhe duke menduar se nuk ishte ‘online’ nisi të kryejë marrëdhënie seksuale me partneren.  

Por kamera nuk ishte fikur dhe studentët panë të gjithë skenën erotike.

Mediat në Itali raportojnë se, ngjarja e pazakontë dhe komike, ka ndodhur para Krishtlindjeve.

Incidenti iu raportua menjëherë drejtorit të Akademisë së Arteve të Bukura, Luca Cesari, i cili thirri profesorin për shpjegime.

Profesori dha menjëherë dorëheqjen dhe përmes një letre i kërkoi falje studentëve.

“Nuk mendoja se mund të shihesha drejtpërdrejt. Personi që ishte me mua nuk më kishte takuar me muaj për shkak të pandemisë. Distanca peshonte sepse e jona është një marrëdhënie e qëndrueshme. Jam hipnotizuar se një gjë e tillë nuk më kishte ndodhur kurrë. Të bindur se djemtë ishin të zënë duke ndjekur videot dhe mësimin, ne e lëshuam veten. Unë do të doja të gjykohesha si një person sepse nuk jam një pervers ose ekzibicionist. Për këtë unë kam paraqitur dorëheqjen time. Do të doja të kuptohesha dhe të mos gjykohesha për atë që ndodhi”, shkruan ndër të tjera profesori në letrën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat